Stil jete

2 teknika për t`i pasur atletet të bardha prej vërteti

2 teknika për t`i pasur atletet të bardha prej vërteti

Atletet e bardha janë domosdoshmëri për stilin minimalist dhe përditshmërinë. Edhe ti me siguri i ke të paktën një palë në dollap. Po a i ke të bardha? A vuan se me njëherë të veshur të bëhen bezhë ose gri?

Bright Side ndan disa teknika të thjeshta për t`i zbardhur në kushte shtëpie.

Me sodë buke dhe uthull të bardhë

2 teknika për t`i pasur atletet të bardha prej vërteti

Vetëm duke përdorur sodë buke dhe uthull të bardhë me ujë të nxehtë, mund t`ia largosh njollat e zverdhjen.  

Një lugë uthull të bardhë përzieje me një lugë gjelle sodë buke në ujë të nxehtë. Do përfitosh një përbërje që ngjason me pastën e dhëmbëve.

Lyeni atletet me të dhe lërini në diell për të paktën 3 ose 4 orë. Më pas largojeni përbërjen prej tyre duke i shkundur. Kjo teknike jo vetëm i zbardh, por heq edhe erën e keqe prej tyre.

Kripë kokërrmadhe dhe qumësht

2 teknika për t`i pasur atletet të bardha prej vërteti

Gjysmë filxhani kripë kokërrmadhe dhe litër qumësht përziejini në një tas të madh.

Zhyti atletet në këtë përzierje zbardhuese për të paktën 3 orë në mënyrë që të ketë efektin që po kërkon. Pas kësaj, mund t'i fërkosh me një furçë për të hequr çdo njollë që është ende atje. Më pas, shpëlaji me një sasi të bollshme uji me sapun dhe i lëri të thahen.

*Bright Side