Stil jete

28 mijë euro nëse zgjedh të jetosh në Kalabri, por ka disa kushte

28 mijë euro nëse zgjedh të jetosh në Kalabri, por ka disa

Italia po përpiqet të frymëzojë gjeneratën e re për të jetuar në Kalabri. Banorëve të rinj, që do pranojnë të transferohen do t`u jepen 28,000 euro në dorë. Kusht është të jenë deri në 40 vjeç, të jetojnë 3 vite dhe të nisin një biznes atje me fondet që do të marrin.

Ata që do të pranohen, do të duhet të transferohen brenda 90 ditësh.

Projekti shkon në vlerën e 700,000 eurove dhe deri tani janë 9 fshatra të përfshirë.

Ideja është që nëse dikush shkon, hap biznes dhe puna ecën, do qëndrojë, do krijojë familje aty dhe fshatrat do të kenë sërish jetë.