Berati ua kaloi të gjithëve. E zbukuroi bredhin e Krishtlindjes. Dhe aty ku ka festë, ka edhe njerëz. Pedonalja prej disa ditësh zien nga atmosfera, lëvizjet, muzika dhe bisedat e gjalla në tavolinat mes miqsh e familjarësh.
Christmas Market i ka mbledhur të gjithë aty. 23 shtëpizat kanë krijuar një ambient elegant e me shije. Shije edhe në kuptimin e parë fare të fjalës. Aty gjen antipasta speciale, gështenja të pjekura, fruta të thata, ëmbëlsira, verë të ngrohtë, kokteje dhe sigurisht edhe birra për t`i shoqëruar me qofte.
Nga 10 nëntori që Christmas Market u çel, do të qëndrojë aty në pedonale deri në 10 janar. Fiks 2 muaj festë.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Ushqimi i mirë shkon vetëm me muzikë të mirë. Fundjavat sjellin në qytet DJ dhe këngëtarët e momentit. Do të jenë plot 45 të tillë, deri vitin tjetër, në 10 janarin e 2024-ës.
Për ty që vjen sa herë të jepet rasti në Berat, për ty që e kishe në plan po ende s`je bërë mbarë dhe për ty që mezi i pret festat, nisu për në Berat. Aty festat kanë trokitur!