3 gjëra që finlandezët (populli më i lumtur në botë) nuk i bëjnë kurrë
Nga Frank Martela/ Për 6 vjet me radhë, Finlanda është renditur si vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.
Si një filozof finlandez dhe studiues i psikologjisë që studion bazat e lumturisë, shpesh më pyesin: Çfarë i bën saktësisht njerëzit në Finlandë kaq të kënaqur me jetën e tyre?
Për të mbajtur një cilësi të lartë të jetës, këtu janë tre gjëra që nuk i bëjmë kurrë:
1. Ne nuk e krahasojmë veten me fqinjët tanë
Hapi i parë drejt lumturisë së vërtetë është të vendosni standardet tuaja, në vend që të krahasoni veten me të tjerët.
2. Ne nuk i anashkalojmë të mirat e natyrës
Sipas një sondazhi të vitit 2021, 87% e finlandezëve mendojnë se natyra është e rëndësishme për ta, sepse u siguron atyre paqe mendore, energji dhe relaksim.
Në Finlandë, punonjësit kanë të drejtë për katër javë pushime verore. Shumë prej nesh i përdorin për të shkuar në fshat dhe për t’u ‘zhytur’ në natyrë.
3. Ne nuk e thyejmë rrethin e besimit të komunitetit
Hulumtimet tregojnë se sa më të larta të jenë nivelet e besimit brenda një vendi, aq më të lumtur janë qytetarët e tij.
Një eksperiment në 2022 testoi ndershmërinë e qytetarëve duke hedhur 192 kuleta në 16 qytete në mbarë botën. Në Helsinki, 11 nga 12 kuletat iu kthyen pronarit.
Finlandezët priren t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të vlerësojnë ndershmërinë. Nëse harroni laptopin tuaj në një bibliotekë ose keni humbur telefonin në tren, mund të jeni mjaft të sigurt se do ta merrni atë.
*Frank Martela , PhD, është një filozof dhe studiues i psikologjisë që studion bazat e lumturisë.