Stil jete

3 strategji për të shkruar një CV që do të impresionojë këdo

3 strategji për të shkruar një CV që do të

Nëse jeni duke kërkuar për një punë të re, CV-ja është miku juaj më i mirë. Ky dokument është prezantimi juaj i parë me një menaxher punësimi dhe, nëse shkruhet mirë, mund t’ju ndihmojë të futni këmbën në kompaninë tuaj të ëndrrave.

Të mësoni se si ta shkruani rezymenë tuaj të dallueshme mund t’ju ndihmojë gjithashtu të keni sukses në një treg konkurrues pune.

Ndiqni këto tre hapapër të shkruar një rezyme tërheqëse:

Mos rendisni vetëm përgjegjësitë tuaja të punës – theksoni arritjet dhe rezultatet tuaja

Një nga gabimet më të mëdha të rezymesë që mund të bëni, është grumbullimi i tepërt i informacionit.

Përveç mbajtjes së CV-së tuaj në një faqe (dhe përdorimit të një fonti 12-pikësh), rekomandohet të përdorni pika kyçe për çdo përvojë pune ku të përfshini arritjet dhe rezultatet tuaja të larta.

Pasqyroni përshkrimin e punës

Kaloni 15-20 minuta duke rishikuar përshkrimin e punës për të cilën po aplikoni dhe sigurohuni që të përfshini të paktën pesë fjalë kyçe ose funksione specifike të punës të përfshira në postim.

Theksoni aftësitë drejtuese dhe menaxhuese

Tipari më i vlefshëm që një kandidat për punë mund të vendosë në CV, janë përshkrimi i aftësive drejtuese dhe udhëheqëse.