Stil jete

3 triller psikologjikë për të kaluar fundjavën

3 triller psikologjikë për të kaluar fundjavën

Nëse ende nuk i ke parë, mos i humb tre sugjerimet e fundjavës. Janë filma që të mbajnë mbërthyer.

Angel of Mine

3 triller psikologjikë për të kaluar fundjavën

Lizzie humb vajzën e saj në një zjarr që bie në maternitet dhe nuk e pranon kurrë vdekjen e saj. Divorcohet nga bashkëshorti për shkak të fiksimit mbi vajzën dhe i ndrydh mendimet e saj derisa takon Lola-n. E bindur që kjo 7 vjeçare është vajza e saj, Lizzie bën çdo gjë për ta rifituar.

Swallow

3 triller psikologjikë për të kaluar fundjavën

Gjithçka në jetën e Hunterit ishte perfekte: ajo kishte miq, një burrë të pasur dhe ndihej mirë si pronare e një shtëpie të madhe. E vetmja gjë që dëshironte të kishte ishte një fëmijë. Hunter mbetet shtatzënë dhe disa gjëra shqetësuese fillojnë të ndodhin. Ajo bëhet e fiksuar pas gëlltitjes së gjërave të pangrënshme. Dhe askush nuk mund ta ndihmojë: duket se diçka e errët e kontrollon atë.

The Song of Names

3 triller psikologjikë për të kaluar fundjavën

Filmi është i vendosur në Luftën e Dytë Botërore në Londër. Prindërit e një violinisti të ri dhe të talentuar, të quajtur Dovidl vdesin. Një familje kujdeset për djalin dhe muzikanti së shpejti bëhet miq me djalin e tyre Martin. Së shpejti, të gjithë e kuptojnë se Dovidl është gjeni. Gjithçka shkon shumë mirë dhe ai do të luajë koncertin e tij të parë, por më pas Dovidl thjesht zhduket. 40 vjet më vonë Martin përpiqet për të zgjidhur misterin, por a mund të zbulojë pse u zhduk shoku i tij?

*Burimi Bright Side