Stil jete

30 veprimtari për t`u bërë në çift që të mos fiksoheni pas Netflix-it

30 veprimtari për t`u bërë në çift që të

Disi e vështirë të gjesh diçka për të bërë si çift këto ditë pandemie, përveç të parit filma në Netflix. Megjithatë gjithmonë ka njerëz me ide që zgjedhin t`i ndajnë edhe me të tjerët, për të mos e bërë jetën monotone.

Bëj testin e dashurisë

Është diçka që gjendet lehtësisht online dhe në fund zbulon si të pëlqen ta japësh e ta marrësh dashurinë.

Bëj testin e faljes

Është gati e njëjta gjë, por jo tamam. Ky test tregon në fund si të pëlqen të kërkosh e të të kërkojnë falje. Kështu ai ose ajo do dijë si të ta zbutë inatin herën tjetër.

Bëni grafikun e ditëlindjes

Hyni online ose lexoni kudo ku mundeni informacion në lidhje me datën tuaj. Dita e lindjes, ora, pozicionimi i hënës, i yjeve tregojnë detaje të personalitetit dhe në fund shikoni sa të përshtatshëm jeni.

Luani me muzikë

Njëri vendos këngën e tjetri gjen titullin, ose këngëtarin.

Bëni video Tik Tok-u

Kush merr më pak ndjekës i paguan darkën apo një pije partnerit.

Më mirë akoma, mësoni një kërcim të ri Tik Tok-u

Dilni për xhiro me biçikletë

Nëse njëri nuk e di ende, është koha ta mësojë me ndihmën e partnerit.

Gatuaj ushqimin e preferuar

Një recetë sfiduese që dikur e haje vetëm në restorant ose e porosisje.

Dëgjoni një koncert virtual

Bëni vetë diçka me duar për shtëpinë tuaj

Shkoni në një ëmbëltore

Vizito një lagje apo zonë të qytetit ku nuk ke qenë kurrë më parë

Merr pjesë në një festë virtuale

Bëni seks

S`keni pse kënaqeni vetëm duke e parë tek “Bridgerton” në Netflix.

Bëni një piknik

Bëni stërvitje ose palestër

Shikoni yjet në një nga mbrëmjet

Shkoni bashkë në një muze

Ndiqni bashkë një kurs pikture online (nëse ka) Nëse nuk ka, gjeni plot të tilla në YouTube.

Bëni ëmbëlsira

Luani me ndonjë lojë tjetër, çfarëdo që keni në shtëpi, ose që keni fiksim nga fëmijëria

Lexoni për njëri-tjetrin qoftë edhe një libër. Ose dëgjoni një audio-book

Lexoni secili të njëjtin libër, individualisht, dhe diskutoni duke pirë çaj apo kafe mbi të.

Dëgjoni Podcaste

Bëjini njëri-tjetrit masazh relaksues

Bëni koktej

Bëni një listë të gjërave që ju pëlqen më shumë të kryeni së bashku

Lexoni TripAdvisor për të parë ç`thuhet rreth restoranteve më të mirë dhe shkoni diku ku nuk keni qenë dhe ju duket intrigues.

Shikoni Tomy&Jerry ose kukulla të tjera që i keni fiksim që nga fëmijëria

Vendoseni telefonin në “Aeroplan” për një ditë të tëri dhe fokusojuni vetëm njëri-tjetrit.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al