Stil jete

4 fjalitë që njerëzit thonë në shtratin e vdekjes, si një mësim për të gjithë

4 fjalitë që njerëzit thonë në shtratin e vdekjes, si

Jeta e gjithësecilit është e ndryshme, megjithatë shumica e njerëzve ende shqiptojnë një këto katër fraza në shtratin e tyre të vdekjes, sipas autorit fitues të çmimit Pulitzer dhe onkologut, Siddhartha Mukherjee.

Secila prej frazave ofron një mësim të rëndësishëm për të patur një jetë të suksesshme, pa brenga dhe mëri, tha Mukherjee gjatë një fjalimi në Universitetin e Pensilvanisë javën e kaluar.

Fjalitë janë:

Dua të të them se të dua.

Dua të them se të kam falur.

Më thuaj që më do?

A më do?

Njerëzit që e dinë se po vdesin shpesh shprehin një nga këto katër fjali, duke treguar se ata pritën derisa të ishte vonë për të treguar vlerësimin e tyre për të tjerët ose për të korrigjuar gabimet e tyre ndërpersonale. Ata zgjodhën të mbanin mëri, jetuan me faj ose të frikësuar.

“Dashuria dhe falja, vdekja dhe tranzicioni. Pritja për të shprehur atë që ndjen thjesht vonon të pashmangshmen,” tha Mukherjee, duke shtuar se të rinjtë duhet ta “marrin këtë seriozisht. Jeni duke jetuar në një botë ku dashuria dhe falja janë bërë të vështira për t’u shprehur dhe dhënë".