Stil jete

4 mënyra për të zbuluar nëse dhoma ku po qëndron ka kamera. Sekreti mund të fshihet pas pasqyrës

4 mënyra për të zbuluar nëse dhoma ku po qëndron ka

Privatësia perceptohet ndryshe në çdo vend të botës. Gjithsesi sido që të jenë rregullat për survejimin me kamera, nga shteti në shtet, askujt, absolutisht askujt nuk do t`i pëlqente të vëzhgohej fshehurazi. Të ka ndodhur të hysh ndonjëherë në ndonjë dhomë zhveshjeje ose tualet dhe të mendosh: Po sikur këtu të ketë ndonjë kamera? Ka disa mënyra për ta zbuluar.

Skano shpejt e shpejt dhomën për objektet dyshuese ku mund të jetë vendosur

4 mënyra për të zbuluar nëse dhoma ku po qëndron ka

Kjo është mënyra më e lehtë dhe që mbase e ke provuar. Dekorimet e murit, llampa, raftet janë vendet tipike.

Lidhu me Wireless

Kamerat lidhen me Wireless, kjo është mënyra përmes së cilës të shikojnë në anën tjetër. Kështu që përmes një programi special mund të kontrollosh nëse në Wireless janë lidhur pajisje të tjera veç teje. Shiko mos të del në listë ‘IP camera’. Një program që funksionon si në Android ashtu edhe në iPhone është Fing.

Përdor dritën e telefonit

Pasqyrat janë një ndër vendet tipike për të vendosur kamera. Fik dritën e dhomës dhe ndiz atë të telefonit e drejtoja pasqyrës. Nëse mund të arrini të shikoni përtej pasqyrës, atëherë pas saj ka një kamera.

Preke pasqyrën

4 mënyra për të zbuluar nëse dhoma ku po qëndron ka

Kur prek një pasqyrë të zakonshme me gisht si në foto duket sikur ka një hendek të vogël mes gishtit dhe pasqyrimit të tij. Nëse nuk ka hendek atëherë pasqyra është me dy drejtime dhe në anën tjetër po ju vëzhgojnë.

*Burimi Bright Side