Stil jete

4 shenja të hershme të ankthit që nuk duhen injoruar

4 shenja të hershme të ankthit që nuk duhen injoruar
Zemra ju rreh shpejt, keni mendime të tepërta dhe shumë negative. Nëse këto ju shqetësojnë vazhdimisht mund të jenë shenja ankthi. Edhe pse jo të gjithë përjetojnë të njëjtat shenja dhe simptomash është e lehtë të zbulohet nëse po ju krijohet ankth apo jo.

Katër shenja që mund t'ju ndihmojnë ta zbuloni atë janë:

Humbje e oreksit

Mund të ketë edhe disa arsye të tjera që mund të shpjegojnë humbjen e oreksit, por nëse asgjë nga ato nuk duket të jetë bindëse mund të jetë për shkak të ankthit. Nëse jeni në ankth mund të humbisni dëshirën për të ngrënë. Edhe ushqimet tuaja të preferuara mund të mos ju tërheqin më.

Keni filluar të shqetësoheni shumë

Nëse edhe gjërat më të vogla ju shqetësojnë dhe nuk mund të mos mendoni për to kjo mund të jetë një tjetër shenjë e hershme e ankthit.

Humbja e interesit për gjërat

Gjërat që dikur i bënin sytë tuaj të shkëlqenin, tani ju bëjnë të ndiheni të stresuar. Nëse kjo tingëllon e njohur dhe është kthyer në një dukuri të zakonshme për ju mund të sinjalizojë ankth. Në shumë njerëz, ankthi shfaqet në mënyra që nuk mund të imagjinohet. Pra, ajo që mendoni se është normale dhe si rezultat i mërzisë mund të nënkuptojë shumë më tepër.

Keni filluar të mendoni shumë

Mendimi i tepërt lidhet me ankthin. Një takim pune, një detyrë shkolle ose vonesa për në punë. Nëse të gjitha këto ju bëjnë të shqetësoheni sepse mendoni për keq nuk shenjë ankthi. Mendimet e tepërta mund edhe t'ju stresojnë dhe mund të ndikojë në gjumin tuaj.

Nëse shihni, këto ose ndonjë simptomë tjetër në veten tuaj, është e rëndësishme që të kontaktoni sa më parë me një ekspert dhe të kërkoni trajtimin dhe kujdesin e duhur. Në varësi të shenjave tuaja, eksperti mund t'ju japë pilula ose të sugjerojë meditim dhe teknika të tjera shërimi.

Tiranapost.al