Stil jete

5 arsye pse të ngrënit si familje ndikon për mirë te fëmijët

5 arsye pse të ngrënit si familje ndikon për mirë te

Shumë prej nesh i pëlqejnë skenat e filmave ku familjet hanë mëngjesin apo darkën së bashku. Kjo është një traditë e vjetër, shenjë e një familjeje të bashkuar që në fakt ndikon shumë mirë dhe te fëmijët.

Më poshtë ju shpjegojmë pse ngrënia e ushqimit së bashku është më shumë se thjesht një veprim i thjeshtë i konsumimit të ushqimit.

1. Fëmijët mësojnë sjellje të mira
Fëmijët në mosha të vogla imitojnë sjelljen e prindërve të tyre kur hanë së bashku. Prindërit mund të shfrytëzojnë mundësinë për të treguar se si të sillen siç duhet gjatë ngrënies. Përveç kësaj, aftësitë sociale dhe komunikuese mund të zhvillohen edhe përmes vakteve familjare.

2. Ata dalin më mirë në shkollë
Fëmijët që hanë me prindërit e tyre marrin nota më të mira se ata që hanë vetëm. Kjo ndoshta sepse vaktet që shërbejnë prindërit kanë më shumë vlera ushqyese dhe për rrjedhojë marrin më shumë vitamina. Për më tepër, diskutimi i problemeve të shkollës i inkurajon fëmijët që t'i trajtojnë problemet në mënyrë më efikase dhe të përshtatshme.

3. Ata ushqehen më shëndetshëm
Si rregull, të ngrënit së bashku çon në zgjedhje më të shëndetshme ushqimore. Ngrënia vetëm ose larg shtëpisë, nga ana tjetër, nxit zakone më të këqija të të ngrënit.

4. Ata hapen më shumë
Një mbledhje familjare zakonisht krijon një atmosferë të rehatshme dhe komode që i ndihmon fëmijët dhe adoleshentët të flasin më hapur për ndjenjat e tyre. Sipas një studimi të rinjtë kanë një komunikim më të mirë me prindërit nëse hanë me familjarët. Secili anëtar ndan një pjesë të ditës së tij, duke krijuar kështu një lidhje të fortë familjare.

5. Vetëvlerësimi i tyre rritet
Të ngrënit së bashku krijon një ndjenjë përkatësie. Përqendrimi në bisedë dhe të ngrënit në një atmosferë të mirë mund të gëzojë ndjeshëm fëmijët dhe gjithashtu të rrisë vetëvlerësimin e tyre për shkak të angazhimit social për të cilin kanë nevojë shumë fëmijë dhe adoleshentë. Adoleshentët përfundojnë duke qenë më pak të ‘dëshpëruar’, pasi është më e lehtë të bisedojnë ndërsa ndajnë ushqimin me më të afërmit dhe më të dashurit e tyre.