Stil jete

5 arsye të shëndetshme përse mbrëmjen e sotme duhet ta mbyllësh me një gotë verë

5 arsye të shëndetshme përse mbrëmjen e sotme duhet ta

Java po mbaron. Më në fund relaks. Vendos një maskë rigjeneruese në fytyrë. Merr pultin e televizorit. Ulu dhe pi një gotë verë të kuqe.

Vera e kuqe përmban antioksidantë, veçanërisht polifenole të siguruara nga rrushi. Polifenolët shërbejnë për të përmirësuar funksionin e zemrës dhe presionin e gjakut, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Arsyet e tjera?

1. Mund të parandalojë kavitetet.

Në një studim të vitit 2014 të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, studiuesit zbuluan se vera e kuqe vriste më shumë baktere sesa alkooli i zakonshëm.

2. Mund të mbajë nën kontroll alergjitë tuaja.

Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Studiuesit sugjerojnë se flavonoidet, antioksidant që gjendet në verën e kuqe, mund të zvogëlojë alergjinë dhe simptomat e astmës. Premtuese!

3. Mund të vonojë shfaqjen e sëmundjeve Alzheimer dhe Parkinson.

Studiuesit zbuluan se metabolitët e zorrëve njerëzore që krijohen nga konsumimi i verës i mbajnë qelizat neurologjike gjallë. Kjo nxit në mbrojtjen e sistemit nervor.

4. Mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit.

Një gotë, pra pija e moderuar, krijon një gjendje pozitive emocionale dhe për rrjedhojë edhe mendore.

5. Mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak nëse keni diabet të tipit 2.

Në një studim të vitit 2015 studiuesit zbuluan se vera kishte kontroll më të mirë të sheqerit në gjak sesa uji. Vera e kuqe përmirësonte ndjeshëm edhe nivelet e kolesterolit në gjak. Merlot për të gjithë!