Stil jete

5 arsyet përse disa gra nuk po depilohen më

5 arsyet përse disa gra nuk po depilohen më

Gratë po e shikojnë këtë si një mënyrë për të pranuar trupin e tyre ashtu siç është

“Kam një vit që kam ndaluar depilimin dhe ndihem shumë më e lumtur me veten. Plus kanë marrë fund problemet e irritimit të lëkurës dhe qimeve që futeshin e infektoheshin nën të.

Kanë hequr dorë nga depilimi për të pasur kohë për gjëra të tjera

Takimi tek estetistja, përkujdesi me krem pas debilimit dhe gjithë koha që merr kjo procedurë për secilën pjesë të trupit nga shumë gra shikohet si humbje kohe.

“Shpenzoja 8 orë në muaj për depilimin, tani kam kohë për të bërë gjërat që i dua vërtet dhe që nuk shkaktojnë dhimbje”, thotë një tjetër vajzë për Bright Side.

5 arsyet përse disa gra nuk po depilohen më

Ndonjëherë është çështje shëndeti

Disa njerëz besojnë se heqja e qimeve shmang erën e keqe të sqetullave, mirëpo kjo s`është plotësisht e vërtetë. Kur janë prezente pengojnë të depërtojë deodoranti nën lëkurë, ndaj mbajnë erën e keqe, por ashtu siç pengojnë deodorantin pengojnë dhe fërkimin. Për disa njerëz është domosdoshmëri të mos i heqin sepse kanë lëkurë sensibël që acarohet nga fërkimi.

Gratë kanë punë më të rëndësishme për të bërë

“Disa gra luftojnë kundër këtyre standardeve të imponuara të bukurisë dhe po përpiqen të tregojnë se të gjithë jemi të lejuar të mos fshehim bukurinë tonë natyrore. Ato duan të dëshmojnë se mund të marrin vendime për trupat e tyre, të kenë perceptimin e tyre për "feminitetin" dhe të ndjehen mirë me veten e tyre pa presion nga shoqëria.

5 arsyet përse disa gra nuk po depilohen më

Disa gra thjesht nuk e dinë që i kanë

Disa e injorojnë totalisht praninë e qimeve dhe kanë idenë: Përse të largoj diçka që do dalë sërish pas disa ditësh?

*Burimi Bright Side