Stil jete

5 arsyet pse po e bën gabim lejen vjetore

5 arsyet pse po e bën gabim lejen vjetore

Në cilëndo punë që të jeni, në cilindo vend, qytet, fushë, mos harroni si fillim se leja vjetore është e drejta juaj ligjore.

Nëse jeni në një punë të re ka të ngjarë të punoni me muaj pa pushim. Por ju nuk mund të penalizoheni nëse i kishit planifikuar më herët pushimet. Vetëm nëse kompania jua ka thënë paraprakisht këtë. Cilat janë gabimet që njerëzit zakonisht bëjnë me lejen e zakonshme, vjetore?

Së pari problemi është tek emri. Pse e quajmë pushim vjetor?

Një shkrimtar tha njëherë se emërtimi duhet të mos tingëllojë kaq i ftohtë. Nuk është një pushim i zakonshëm dhe i detyrueshëm si ai i festave zyrtare. Është një pushim për të mos u konsumuar tejskajshmërisht, për t`u shkëputur totalisht nga puna.

Nuk e marrim të plotë

Në vitin 2017, British Airëays bëri një studim mbi qëndrimet e britanikëve ndaj pushimeve vjetore. Në sondazhin e tyre me 2,000 njerëz, ata zbuluan se një e treta e britanikëve nuk e marrin të plotë lejen, duke humbur katër ditë. Për Shqipërinë mungojnë statistikat.

Punojmë gjatë pushimit

Shumë prej nesh e kanë zakon të kontrollojnë emailet e punës teksa janë duke pushuar pranë një pishine, teksa janë në aeroport apo edhe në shtëpi nëse po kalojmë pak kohë për t'u qetësuar. Rezistojini dëshirës për të punuar gjatë pushimeve. Gjithçka që po bëni mund të presë derisa të ktheheni.

E lëmë për në minutën e fundit

Ky është një kurth i lehtë në të cilin mund të bien shumë njerëz. E lënë për ta marrë në momentin e fundit, vetëm se disa kompani kanë një afat skadimi të lejes. Nëse nuk llogarisni kohë, mund ta humbisni.

Nuk marrim leje në punët e reja

Siç u përmend më herët, shumë prej nesh mendojnë se nuk duhet të bëmë pushime kur jemi relativisht të rinj në një punë. Duhet t`i njoftoni sapo të filloni punë. Nëse është diçka e planifikuar më herët, duhet ta merrni atë që ju takon. Edhe atje ku ishit keni punuar gjithë vitin, dhe keni nevojë.