Stil jete

5 gjëra që nuk duhet t'ia thoni kurrë dikujt me të cilin po darkoni

5 gjëra që nuk duhet t'ia thoni kurrë dikujt me të

Ndërsa shumica e komenteve nuk bëhet me qëllim të keq, në përgjithësi, është më mirë të shmangni disa prej tyre. Këtu janë disa fraza që nuk duhet t'i thoni kurrë njerëzve me të cilët po darkoni:

"Unë kurrë nuk do të haja ___."

Duke vënë në dukje se si shmangni të hani çdo gjë që është në pjatën e dikujt, për çfarëdo arsye, mund t'i bëjë ata të ndihen keq. Veçanërisht nëse bëni deklarata të tipit ‘ Unë kurrë nuk mund të haja ushqime me aq shumë sheqer’.

"Nuk do t'i hani të gjitha, apo jo?"

Deklarata si kjo mund ta bëjnë dikë të ndihet i gjykuar për zgjedhjet e tyre të të ngrënit.

"Po ushqehesh mire/keq sot’."

Shmangni etiketimin e ushqimeve si "të mira" ose "të këqija" ose "të shëndetshme" ose "të pashëndetshme”.

"A jeni duke mbajtur dietë?"

“Asnjëherë mos komentoni se si ushqimi do të ndikojë në trupin e dikujt”, si shtimi ose humbja e peshës,. Nga ana tjetër, shmangni të folurit negativisht për pamjen tuaj në lidhje me atë që hani në prani të të tjerëve.

“Dukesh i shëndetshëm.”

Kjo mund të tingëllojë si një kompliment, por Baker tha se mund të keqinterpretohet nga dikush me një çrregullim të të ngrënit duke nënkuptuar se ata kanë shtuar peshë.