Stil jete

5 gjërat që nuk i gjeni në shtëpitë e mjekëve të Urgjencës

5 gjërat që nuk i gjeni në shtëpitë e mjekëve

Mjekët e Urgjencës përballen me shumë raste, nga të më ndryshmet dhe të frikshmet. Ndaj lind nevoja të dimë se çfarë refuzojnë të futin në shtëpinë e tyre për të shmangur incidentet që rrezikojnë jetën e të familjarëve të tyre.

Trampolinat

Në shtëpinë e mjekëve të urgjencës mungojnë. Edhe nëse e disponojnë një pishinë, trampolina s`ka vend në shtëpinë e tyre.

Bateritë

Në shtëpitë e tyre mungojnë lojërat me bateri, ose edhe nëse kanë ia kanë hequr. Ato rrezikojnë të mbytin fëmijët e vegjël, përveç acidit nga i cili përbëhen e që mund të çojë deri në vdekje nëse kapërcehet.

Shkallët

Bëhet fjalë për ato që i përdorin nëpër shtëpi për të vënë perdet apo dritat e abazhurëve. Ata gjejnë zgjidhje të tjera, mbase me karrige, por shkallët nuk i kanë.

Karriget e gjata

I keni parasysh ato që vendosen rreth banakut të gatimit, për të ngrënë diçka të shpejtë. Mjekët nuk i preferojnë. Nga momenti në moment, mjafton një marrje mendsh për ta gjetur veten në dysheme dhe të lënduar. Janë goxha të larta apo jo?

Armë

Edhe nëse e kanë gjahun pasion, nuk e mbajnë armën në shtëpi. Nuk ka pak raste incidentesh ku njerëzit kanë humbur jetën nga një pakujdesi apo gjaknxehtësi.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Fabjola Hije