Stil jete

5 këshilla për të pasur flokë sa më të shëndetshëm

5 këshilla për të pasur flokë sa më të

Nga Egerta Shehu/ Flokët janë si lëkura, mësohen me përbërësit aktivë që përmbajnë produktet, që mund të mos jenë aq efikasë, prandaj shpesh ndodh që të mos jeni të kënaqur me rezultatet, ose të keni një flokë i cili duket akoma i ndotur dhe pas larjes rutinë. Flokët ndikohen nga çdo ndryshim qoftë ky hormonal, bojërat agresive, dhe dobësohen me kalimin e moshës ashtu si lëkura. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptojmë se për çfarë ka nevojë dhe të plotësojmë nevojat e tij, gjithashtu të mos harrojmë dhe problematikat e lidhura edhe me stinët.

5 Këshilla:

1- Mos i mbani flokët topuz më shumë se një herë në javë, pasi trysnia e krijuar nga shtrëngimi i vazhdueshëm në bulb (rrënjë) bën që të ketë një rënie të përhershme dhe si rrjedhojë perimetri i portretit zgjerohet.

5 këshilla për të pasur flokë sa më të

2- Mos i kapni flokët me llastiqe , ato këpusin flokët dhe i dëmtojne ato. Zëvendësojini me llastik të veshur me mëndafsh ose copë të kadifenjtë.

5 këshilla për të pasur flokë sa më të

3- Mos u lani në pishinë me flokë të thatë. Floku është si një sfungjer, nëse ai nuk është i lagur me ujë të ëmbël para se te hyni ai do të thith të gjitha kimikatet të cilat ndodhen në ujë ( klorin etj).

5 këshilla për të pasur flokë sa më të

4- Mundohuni mos t’i lani flokët më tepër se dy herë në javë. Sekretimi yndyror është një proces fiziologjik. Sebumi formon mantelin hidro-lipid, i cili ka funksionin e mbrojtjes së lëkurës së kokës dhe flokëve nga agjentët e jashtëm të mjedisit. Gjithashtu hidraton, mbron dhe hidroizolon boshtin e flokut. Me pak fjalë nëse laheni më shpesh se ç’është e nevojshme ju e prishni këtë cikël. Në rast se gjëndra yndyrore prodhon me tepër se çduhet sebum atehere duke u konsultuar me parukierin tuaj zgjidhni një shampo delikate për larje të shpeshta.

5 këshilla për të pasur flokë sa më të

5-Ndërroni shampon dhe maskën çdo 5-6 muaj.

5 këshilla për të pasur flokë sa më të

Shpresoj t’ju vijnë në ndihmë këshillat e mia. Rilexohemi në shtator me 5 këshillat e radhës.

Shënim: Egerta Shehu është eksperte look-u dhe make-up artist