Stil jete

5 mënyra për të ujitur lulet edhe kur je larg shtëpisë

5 mënyra për të ujitur lulet edhe kur je larg shtëpisë

Mund të jesh i ftuar diku, mund të jesh me pushime, ose thjesht je tipi që harron. Atëherë ka disa zgjidhje.

5 mënyra për të ujitur lulet edhe kur je larg shtëpisë

Mer një tas të bollshëm, mbushe me ujë dhe mbi të vendos vazon me lule. Vrimat e vazos do depërtojnë ujin vazhdimisht. Kjo metod të zgjidh hallin për 2-3 ditë.

Metoda e dytë

5 mënyra për të ujitur lulet edhe kur je larg shtëpisë

Kjo metodë mund të funksionojë shumë mirë për bimët që duhet të ujiten çdo ditë. 

Merr një gozhdë dhe hap 5 vrima në kapakun e bidonit. Vendose me kokën poshtë future në vazo, por kujdes mos e mbush plot.

Rreth 5 ditë duron me bima me këtë ujitje.

5 mënyra për të ujitur lulet edhe kur je larg shtëpisë

Kjo është më e mira për bimët që kërkojnë shumë ujë, por jo shumë diell. Mbush lavamanin me aq ujë sa mendon se i duhet bimës. Vendosn një peshqir mbi ujë në mënyrë që të mos e gërvishtësh. Vendose vazon mbi lavaman.

Kohëzgjatja: 1 javë

5 mënyra për të ujitur lulet edhe kur je larg shtëpisë

Kjo zgjidhje është e mirë për kohë më të gjatë. Mund ta përdorësh edhe për të ujitur disa bimë.

Merr një litar pambuku - sigurohu që të jetë pambuk, sepse ky është materiali më thithës për të transferuar ujin në bimë. Vendose një skaj të litarit në dhe dhe tjetrin në një gotë me ujë. Mbusheni kavanozin me ujë.

Kohëzgjatja: 1-3 javë

5 mënyra për të ujitur lulet edhe kur je larg shtëpisë

Kjo metodë është shumë e lehtë dhe mund të jetë një zgjidhje me të vërtetë afatgjatë. Ndiq me kujdes këto hapa për të bërë gjithçka siç duhet:

Bëj bazën për serën: vendos 4 kunja druri në secilin cep të vazos. Ujite bimën si zakonisht, jo më shumë. Sigurohu që ta largosh nga rrezet e diellit. Fute bimën në qese si në foto. Sigurohu që qesja të jetë e bollshme.

Kohëzgjatja: 6-8 muaj

*Burimi Bright Side