Stil jete

5 porosi për prindërit që i lënë fëmijët në YouTube

5 porosi për prindërit që i lënë

Çfarë qëndron prapa videove në YouTube dedikuar fëmijëve? Ajo më e klikuara në YouTube është pikërisht një klip për fëmijë: Baby Shark. Kjo do të thotë që grupmosha e fëmijëve është ndjekësi më i rregullt i kësaj platforme muzikore. 

Disa e mbajnë telefonin, tabletin, laptopin apo televizorin tek muzika edhe kur hanë. 

Fëmijët krijojnë varësi nga YouTube ashtu si çdo i rritur dhe duhet të jenë pikërisht të rriturit ata që duhet t`i kushtojnë vëmendje materialeve që u serviren të vegjëlve të tyre. Edhe edhe pse prindërit mbikëqyrin videot duke i kushtuar vëmendje të madhe asaj që po shikon fëmija i vogël, nganjëherë atyre u mungon një hollësi pas së cilës mund të fshihen mesazhet e fshehta. Videot në YouTube janë bërë posaçërisht për të krijuar varësi në mendjet e të vegjëlve, shpesh edhe duke hipnotizuar fëmijën. 

A keni provuar ndonjëherë të hiqni tabletën ose smartphone-in nga një fëmijë ndërsa ai po shikon një nga këto video në YouTube? Reagimi instiktiv i foshnjës është agresiv dhe, shumë herë, nënat e injorojnë këtë duke menduar se foshnja e tyre është thjesht e lodhur.

Në vitet e fundit është folur shumë për disa video në YouTube që paraqesin përmbajtje të dhunës, skena seksuale, drogë, alkool, të gjitha këto përfaqësuar nga personazhe vizatimor shumë të popullarizuara në mesin e fëmijëve.

Në një artikull të botuar në revistën amerikane The Atlantic, flitet për mënyrën se si disa video të bëra në YouTube posaçërisht për grupmoshën e foshnjave (2-4 vjeç) u krijuan duke përdorur një algoritëm të veçantë që tentonte të hipnotizonte të vegjlit.

Si të dallojmë videot e duhura për t`u parë nga ato që duhen shmangur absolutisht?

Një mënyrë e thjeshtë për të njohur këto video menjëherë janë titujt. 

Kujdes me “unboxing”, ku fëmijët thjesht hapin dhurata, apo nga videot ku topa plastikë apo shishe shpërthejnë çuditshëm kur shtypen nga rrota e makinës. Shumica e këtyre videove janë të ngarkuara nga përdorues të zakonshëm dhe nuk janë të kontrolluara nga ekspertët.

Ndikimi negativ tek fëmijët:

çrregullime të zhvillimit;

mbipesha dhe hipertensioni: shkaktuar nga pak aktivitet fizik;

përqendrim më i ulët;

probleme me gjumin;

më pak krijimtari dhe aftësi kritike e zvogëluar;

paaftësia për të vendosur marrëdhënie shoqërore;

sjellje agresive dhe manifestime të zemërimit të pakontrolluar.

Udhëzime për prindërit: 5 rregulla për t'u mbajtur mend

Si të kontrolloni që ajo që po sheh nuk e dëmton shëndetin e tij psikofizik?

Prania: së pari është e rëndësishme të jeni prezent dhe mos i lini kurrë fëmijët vetëm para tabletëve, telefonave dhe kompjuterëve.

Zgjidhni videot vetë: ju personalisht duhet të zgjidhni përmbajtjen që do t'u tregohet atyre, duke preferuar filmat me mesazhe.

Vendosni "Kontrollin Prindëror": përpara se t'u tregoni ndonjë video fëmijëve tuaj, vendosni filtrin e dhënë nga Google "Kontrolli Prindëror" i Google për YouTube. Qëllimi i këtij filtri është të analizojë videot e fëmijëve të postuara nëse një përmbajtje është e përshtatshme për një të mitur apo jo.

Koha: koha për t'u kushtuar videove është thelbësore. Prandaj, vendosni një orar si dhe kur të përdorni disa mjete dixhitale. Për shembull, jo për përdorimin e tabletave dhe PC-ve gjatë vakteve ose para se të shkoni në shtrat në mbrëmje.

Vendosni një shembull të mirë: Prindërit shpesh janë të parët që japin një shembull të keq duke përdorur telefonin e tyre celular në çdo kohë të ditës. Nëse dëshironi të keni respekt dhe sjellje të mirë, duhet të jeni i pari që të ulni përdorimin e teknologjisë, veçanërisht në prani të fëmijës suaj.

*Artikulli i gravidanzaonline u përshtat në shqip nga Tiranapost.al