Stil jete

5 shenja që tregojnë se përballë ke një njeri zemërligë

5 shenja që tregojnë se përballë ke një njeri

Fatkeqësisht jo të gjithë ata me të cilët na përball jeta janë dinjitozë. Ka nga ata që ende nuk kanë gjetur një qëllim në jetën e tyre dhe rrjedhimish gënjejnë apo sillen negativisht. Këta njerëz janë përgjithësisht të mirë në shikim të parë, por brenda tyre kanë një zemërim, urrejtje, ligësi.

Ka gjashtë arsye se si mund t`i dallosh?

1- Shtrembërojnë gjërat

Shtrembërojnë gjithçka që ndiejnë në mënyrë që të tjerët të jenë gjithmonë fajtorë ose përgjegjës për situatat negative.

2- Ata janë të rremë edhe me veten e tyre

Këta njerëz nuk janë të vërtetë as me veten e tyre. Të mësuar të jetojnë në gënjeshtra, shumë herë ata përfundojnë duke besuar se gënjeshtrat e tyre janë të vërteta.

3- Të papërgjegjshëm ndaj gabimeve të tyre

Ata kurrë nuk e pranojnë përgjegjësinë e tyre për gabimet e bëra ose kur situatat marrin një kthesë të papritur. E hedhin të gjithë barrën dhe fajin te të tjerët.

4- Ata me qëllim e mbajnë vetëm për vete lajmin e mirë

Njerëzit e tillë kënaqen duke shkaktuar dhimbje dhe vuajtje. Për këtë arsye ata flasin pothuajse ekskluzivisht për tema që mund të shkaktojnë hidhërim, siklet, dhimbje dhe të përjashtojnë të gjitha informacionet që mund të sjellin gëzim ose kënaqësi për të tjerët.

5- Rezistenca për të pranuar realitetin

Këta njerëz shohin vetëm ato që u përshtaten. Sidomos kur diçka nuk u përballën me planet e tyre, ata manipulojnë gjithçka që munden për ta kthyer situatën në avantazhin e tyre.