5 termat e rinj që do duhet t`i mësosh në 2023-shin

Me ndryshimin e jetesës, zhvillimin e vazhdueshëm, terma të rinj janë krijuar dhe duket se do të pëdoren edhe më shumë në 2023-shin.
Paranoja e produktivitetit
A të bën puna nga shtëpia më produktiv? Punonjësit mendojnë se po. Shefat jo dhe aq. Rezultati? Një arsye më shumë mosbesimi dhe një frazë e re për të mësuar.
Realitet i miksuar
Imagjinoni të jeni duke luajtur tenis me raketa të vërteta, por topi të gjenerohet në një kompjuter. Ky ndërveprim mes realitetit dhe virtualitetit është realiteti i miksuar. Do ta shikoni gjithmonë e më shumë.
Passkey
Lamtumirë passëord-eve! Teknonogjia ka krijuar identifikimin me gjumën e gishtit apo njohjen e fytyrës për të hyrë kudo.
Konflikt i ngrirë
Është një term ushtarak kur lufta mund të ketë përfunduar, por konflikti është ende pezull. Putin ka krijuar shumë të tilla.
Qytetet Doughnut
Lëvizja e njerëzve nga qendra drejt periferisë, ka rritur qiratë në periferi duke e lënë qendrën më të zbrazur, ashtu si petulla amerikane Doughnut që është bosh në mes.