Stil jete

5 tipat e meshkujve që është mirë t’i shmangni

5 tipat e meshkujve që është mirë t’i shmangni

Takimet e para mund të jenë shumë të bukura dhe ai mund të duket si partneri që gjithmonë keni ëndërruar pasi është i sjellshëm, bën dhurata, të çon në vende fantastike.

Pastaj, ndodh diçka që të bën të kuptosh që jo vetëm që nuk është i duhuri për ty. Që të mos investoheni kot në një lidhje me dikë që nuk është për ju lexoni për tipat më të vështirë të meshkujve që më mirë t’i shmangni.

1. Beqari i betuar

Ai di të sillet, është i zgjuar, tërheqës, i suksesshëm dhe shumë e shumë gjëra të tjera që ty të tërheqin. Por sa herë ta pyesni pse është vetëm do thotë: "S'kam gjetur ende të duhurën."

Mund të të bëjë të besosh që je ti e duhura, por nëse asnjëra s'ka qenë deri tani e duhura për të, me shumë gjasa as ti s'do të jesh. Nëse një burrë i ka kaluar të 50-at dhe nuk është martuar asnjëherë me shumë mundësi s’do ta bëjë kurrë.

2. Ai që s’i ka problem martesat

Bëhet fjalë për tipin që mund të martohet 2,3,5 herë thjesht sepse mërzitet shpejt. Ky mashkull mund të ndahet nga ty sapo të ndjejë që romanca u zbeh.

3. Ai me sindromën e Piter Pan-it

Një 30 vjeçar me logjikë adoleshenti, ose akoma më keq fëmije.

Me atë mund të kalosh shumë mirë një darkë, festë apo udhëti, por nuk do të të kuptojë nëse po kalon nëpër një situatë të vështirë dhe nuk i pëlqen ë marrë përgjegjësi.

4. Djali i mamit

Nuk ka asgjë të jetë i tillë. Për sa kohë nuk i ngatërron gjërat e di të ruajë balancat. Ai mund të jetë i ëmbël, i kuptueshëm dhe shumë i dashur me ty. Por nëse jeni në një lidhje treshe, pasi për çdo gjë pyet mamin, atëherë situate bëhet paksa problematike.

5. Kontrolluesi

Fillimisht ti me të ndjen siguri dhe ngrohtësi, por pastaj fillon të ndihesh e ‘mbytur’ pasi gjithçka bëhet siç do ai.

Ai përpiqet të vendosë për mënyrën sesi e kalon kohën e lirë apo se çfarë do veshësh kur të dalësh. Dyshon për çdokënd dhe për çfarë do që të bësh.