Stil jete

5 veprime që do t'ju ndihmojnë të kapërceni dashurinë e njëanshme

5 veprime që do t'ju ndihmojnë të kapërceni
Mund të duhet pak kohë për të kuptuar se personi tjetër nuk ka të njëjtat ndjenja për ne dhe mund të jetë e vështirë të ecim përpara.

Sidoqoftë, nëse dëshironi të largoni ndjenjat e dashurisë ose të hidhni pas krahëve dashurinë e pashpërblyer, këto janë disa veprime të shëndetshme që mund t'ju ndihmojnë të arrini qëllimin.

1. Ndërprisni kontaktet

Në të tilla raste ekziston prirja për të fokusuar vëmendjen te personi ndaj të cillit keni ndjenja, me shpresën që edhe ai do t’ju shohë, dhe lini pas dore veten.

Mund të jetë e vështirë të ecni para nëse nuk ndërprisni çdo kontakt me ta për të paktën disa muaj.

2. Krijoni një rutinë të vetë-kujdesit

Do të ishte e mençur të investoni pak kohë për t'u kujdesur për veten me praktika të vetë-kujdesit.

Qoftë një rutinë e re e kujdesit të lëkurës gjatë natës, eksfolim para dushit apo edhe një regjim i thjeshtë i kujdesit për kutikulat, kushtojini pak kohë kujdesit të vetes çdo ditë.

3. Lërini vetes kohë për t'u pikëlluar

Grumbullimi i ndjenjave nuk bën punë, prandaj është e rëndësishme që të shfryheni, qoftë edhe duke qarë.

Është mirë të pranoni fundin e disa ndjenjave që kanë zënë vend në zemrën tuaj. Ndihuni të lirë të qani ndërsa dëgjoni muzikë ose edhe të shkruani për ndjenjat tuaja për të larguar pikëllimin.

4. Provoni hobi dhe gjëra të reja

Të qëndruarit në të njëjtin rreth mendimesh toksike nuk ju sjell asnjë të mirë.

Në vend të kësaj, bëni një ndryshim pozitiv, angazhohuni në hobi të reja si qepja, leximi, luani tenis ose çfarëdo që ju pëlqen.

5. Dilni dhe njihuni me njerëz të rinj

Një mënyrë e mirë për të harruar dikë është duke u shoqëruar me njerëz të rinj.

Jini të hapura ndaj mundësive të reja kur dikush tregon interes.