Stil jete

6 arsyet pse ‘Fal dhe Harro’ nuk është për të gjithë njerëzit

6 arsyet pse ‘Fal dhe Harro’ nuk është për të

Të falësh dhe të harrosh nuk është aq e lehtë sa duket dhe nuk është as çështje dëshirë. Është aftësi e njeriut që lind bashkë me të. Ekzistojnë struktura të ndryshme të trurit madje që përgjigjen për të falurin dhe të harruarin e nëj ngjarjeje.

Ky proces rrit presionin e gjakut

Ndonëse është e rëndësishme të falësh që të ecësh përpara, është e pashmangshme që të mendosh për atë që sapo ka ndodhur. Mendimi i tepërt çon në momente stresuese dhe në rritje të presionit të gjakut. Trupi ynë prodhon më shumë hormone sa herë që ndihemi të stresuar. Kjo është arsyeja pse zemra rreh më shpejt, duke ngushtuar enët tona të gjakut gjatë procesit.

Shkakton kujtime të këqija

Ndonjëherë, është më mirë të vendosni kufijtë tuaj së pari përpara se t`ju duhet ta falni dikë që i tejkalon. Kjo është shumë e këshillueshme për njerëzit që kanë pësuar përvoja ekstreme që mund të kenë vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre mendor.

Shkakton siklet

Të detyrohesh të falësh mund të shkaktojë ndjesi sikleti. E ndjeni brenda vetes se kjo që bëtë, pra falja, ishte e gabuar.

Dëmton aftësitë sociale

Shpesh është ok të ndjesh zemërim kur sapo ke falur dikë për një gabim. Në fakt, ju jep kontroll mbi situatën. Por zemërimi i tepërt mund të shkaktojë kontakt minimal me miqtë dhe të njohurit me kalimin e kohës.

Mund të shkaktojë përsëritjen, thjesht me mendime

Edhe nëse ai njeri qe fal nuk e ka në plan ta përsërisë atë gabim, njeriu që e fal e imagjinon vazhdimisht sikur e përsërit fajin. Kjo është një sjellje totalisht e pashëndetshme. Rrit shanset për depresion dhe ankth.

Ul vetëbesimin

Të detyrosh veten të falësh dhe të harrosh një kujtim të keq mund t'ju bëjë të vini në dyshim aftësitë tuaja për t'u socializuar dhe komunikuar me njerëzit, duke ulur ngadalë vetëvlerësimin tuaj. Gjithashtu, pranimi dhe nënshtrimi ndaj situatës, veçanërisht kur nuk keni faj, mund ta përkeqësojë atë.