Stil jete

6 fraza që nuk duhet t’ia thoni kurrë një personi që po vuan nga problemet e shëndetit mendor 

6 fraza që nuk duhet t’ia thoni kurrë një personi që

Nëse dikush që doni po kalon një problem të vështirë, është e natyrshme të doni të thoni diçka për ta ndihmuar.

Por disa fraza ose tema mund të përfundojnë duke e përkeqësuar problemin.

Më poshtë keni të renditur një listë të frazave që mund të jenë e padobishme për t’i thënë dikujt në një krizë të shëndetit mendor.

"Injoroni mendimet, ato do të largohen"

Sherry Davis Molock, Profesori asociuar i psikologjisë klinike në Universitetin George Washington tregon se edhe pse do të jetë e pakëndshme, është e rëndësishme të lini mikun ose të dashurin tuaj të ndiejë çfarëdo që ata po ndiejnë.

Duke i inkurajuar ata që të mos flasin për problemin, kjo vetëm do t'i ndërlikojë gjërat.

"Mos e pyesni personin për mënyrën se si ndihet, sepse mënyra se si ndihet dihet tashmë'', tha ai.

"Nuk po mendon për vetëvrasje, apo jo?"

Ndërsa vetë fraza këtu nuk është domosdoshmërisht e gabuar, por mënyra në të cilën thuhet është.

Nëse del me shqetësim ka të ngjarë të pritet mirë, por nëse thuhet në një mënyrë të pabesueshme mund të shkaktojë më shumë dëme.

"Prap kështu ti?!"

Dan Reidenberg, drejtor ekzekutiv i Zërave të Edukimit të Vetëdijes për Vetëvrasje, tha: "Pavarësisht sa herë kjo ka ndodhur për personin, çdo herë është e ndryshme. Nëse kjo gjë është e vërtetë për ta, duhet të jetë edhe për ju."

"Vetëvrasja është e gabuar/mëkat"

Besimi juaj nuk do të jetë i dobishëm për këdo që përjeton mendime vetëvrasëse.

Vetëm për shkak se ju mendoni se vetëvrasja është e gabuar, ajo nuk do të pakësojë luftën e tyre dhe mund t'i bëjë ata të ndihen të tjetërsuar.

Jessica Gold, një asistente profesore në departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Uashingtonit, tha: “Kjo ka të bëjë me të dashurin tuaj dhe se ku ju çon biseda. Detyra juaj është të dëgjoni dhe të jeni aty për ta.

"Puna juaj është t'i ndihmoni ata. Ju nuk duhet t'i vendosni mbi ta bindjet tuaja”.

"Po e teproni më shumë seç duhet"

Duke i thënë dikujt që po e teprojnë më shumë seç duhet, ju mund ta bëni atë të ndiejë se nuk mund të flasë për mendimet ose emocionet e tij dhe mund të mbyllë një bisedë shumë të rëndësishme.

Në vend të kësaj përpiquni dhe bëjani të ditur se ndjenjat e tyre janë të vlefshme dhe ju jeni në anën e tyre.

"Por, jeta juaj është e mrekullueshme"

Nuk ka rëndësi se çfarë lloj jete kanë, të gjithë mund të ndihen keq.

Pastaj përpiquni t'i ndihmoni ata të kuptojnë se marrja e ndihmës profesionale mund të jetë vërtet e dobishme.

Tiranapost.al