Stil jete

6 gjëra të padëshiruara që ju ndodhin nëse hani thonjtë

6 gjëra të padëshiruara që ju ndodhin nëse hani

Ne shpesh i hamë thonjtë kur jemi të shqetësuar, të mërzitur ose thjesht se duhet t`i mbajmë duart të zëna. Në fakt, studimet tregojnë se këtë gjë e bën 30% e popullsisë së botës. Dhe nuk është pak. Fatkeqësisht, ka raste kur kafshimi i thonjve mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Të gjitha arsyet përse duhet të heqësh dorë nga ky ves i gjen më poshtë.

Mund të dëmtojë dhëmbët

Dhëmbët mund të jenë shumë më të ashpër se thonjtë, por kafshimi i thonjve mund të rezultojë në dëmtime të përhershme të dhëmbëve dhe madje edhe të mishit të dhëmbëve. Gërryerja e shpeshtë midis dhëmbëve dhe thonjve mund t`i çajë dhëmbët, t`i zhvendosë nga vendi ose t`i lirojë e madje të bien fare.

Mund të shkaktojë erën e keqe të gojës

E pamundur të shmangen gjithë mikrobet dhe papastërtitë që gjenden tek thonjtë tanë, madje edhe nëse i lan duar shpesh. Këto baktere mund të shumohen në gojën tonë, duke shkaktuar sëmundje të mishrave të dhëmbëve, ose erë të keqe të gojës.

Mund të çojë në diarre

Bakteret që jetojnë në gojën tonë janë mjaft të këqija, por mikrobet që marrim nga kafshimi i shpeshtë i thonjve mund ta gjejnë lehtësisht rrugën e tyre për në zorrë. Këto mikrobe mund të shkaktojnë infeksione gastro-intestinale që mund të rezultojnë në dhimbje barku dhe diarre.

Mund t’ju ??bëjë më të prirur për t’u ftohur

Çdo aktivitet që përfshin prekjen e fytyrës rrit shanset tona për përhapjen e sëmundjeve. Kjo do të thotë se ata janë më të prirur për kontakt me mikrobin, apo çdo virus tjetër, qoftë edhe për t`u ftohur më lehtë.

Mund të çojë në krijimin e lythave të fytyrës

Kafshimi i thonjve mund të krijojë lythat e fytyrës, veçanërisht pranë buzëve.

Mund të japë dhimbje koke kronike

Njerëzit që kafshojnë thonjtë e tyre gjithashtu kanë mundësi të mëdha për të lëvizje të paqëllimtë të dhëmbëve, si kërcitja. Si pasojë mund të përjetojnë dhimbje në nofull, muskuj të tensionuar, dhimbje rreth fytyrës dhe dhimbje koke kronike.

Ndalimi i zakonit të kafshimit të thonjve nuk është një proces që bëhet brenda natës, por ka mënyra që mund t'ju ndihmojnë t'i rezistoni dëshirës për ta bërë këtë si pëdorimi i manikyrëve të veçantë që kanë një shije të hidhur.