Stil jete

6 këshillat që terapistët u japin çifteve gjatë kësaj periudhe

6 këshillat që terapistët u japin çifteve gjatë

Pandemia ka afruar apo ka larguar shumë çifte. Për këta që ndodhen në grupin e dytë, dhe dihet që çdo situatë është e ndryshme, por ka gjashtë këshilla që terapistët po japin gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ndoshta marrëdhënia juaj nuk do të forcohet menjëherë si më parë me këto këshilla, por disa gjëra do të ndryshojnë për mirë.

1.Nuk është surprizë: Këshilla e parë dhe më e madhe është që të komunikoni për gjithçka që ndjeni.

2.Përpiquni që të qëndroni në të tashmen, veçanërisht kur shprehni shqetësimet që keni gjatë lidhjes. Dhe mos përmendni ato të së kaluarës.

3.Vendosni kufij rreth masave parandaluese COVID-19, se si do t’i takoni familjarët apo miqtë.

4.Përpiquni që të mbani një ritëm ‘normal’ dhe t’u ktheheni zakoneve.

5.Merrni parasysh që të ndryshoni rolet në marrëdhënie, që të bëni punët e njëri-tjetrit apo që të përfshiheni.

6.Mos u fiksoni pas shpërqendrimeve që duhet të bëni bashkë, ndonjëherë mjafton edhe një ecje ose thjesht kapuni për dore e bisedoni. / Burimi Self