6 pyetjet që s`duhet t`ia bësh kurrë një gruaje mbi 30 vjeç dhe përgjigjet ironike që mund të marrësh mbrapsht
Njerëzit e të gjitha moshave, gjinive dhe IQ-së ndonjëherë duket se e gjejnë të vështirë të komunikojnë me vajzat që nuk kanë shumë që i kanë kaluar të 30-tat.
E ke të vështirë edhe ti? Ndoshta sepse po i drejton pyetjet e gabuara. Hidhi një sy se cilat janë ato për të mos gabuar në vazhdim.
‘Nuk ke ende fëmijë? Po, s`po rinohesh.’
Uaaa, si ka mundësi që unë s`e di akoma që vezët e mia po plaken. Shumë faleminderit që ma kujtove!
'Duhet të blesh një shtëpi.'
Pse të gjithë të sugjerojnë këtë gjë? E dinë vallë se sa kushton një shtëpi? Sot po na vrasin ushqimet dhe qiratë.
‘Dukesh shumë mirë për moshën’.
O Zot, çfarë komplimenti!
'I ke provuar takimet në internet?'
Oh jo, nuk i kam provuar. Çfarë është kjo? Unë jam një alien, kështu që të lutem ma shpjego pak më shumë’.
'Pra, si ndihet të jesh [fut moshën]?'
Njerëzit priren të na pyesin këtë në ditëlindjet tona. Nuk e kam idenë se çfarë po ndodh, por kthehu përsëri vitin e ardhshëm dhe ndoshta mund të jap një pasqyrë. Përshëndetje të përzemërta!
‘Je old school’
Çfarë domethënë kjo? Për mirë e ke apo për keq?