Stil jete

60% e çifteve e tradhtojnë financiarisht njëri-tjetrin. Po ti?

60% e çifteve e tradhtojnë financiarisht njëri-tjetrin. Po ti?

Kur mendoni për tradhti, me siguri ju vjen në mendje ajo fizike ose emocionale; Me pak fjalë, një lidhje jashtëmartesore. Në fakt, ekziston një lloj tradhtie shumë më e përhapur, megjithëse më pak e diskutuar. Kjo e fundit mund të prishë bazat e një marrëdhënieje po aq sa ajo emocionalja dhe gjithashtu të çojë në ndarje ose divorc.

Çfarë është pabesia financiare?

Sipas Universitetit të Misisipit, pabesia financiare mund të përcaktohet si një formë e mashtrimit financiar që njëri partner kryen ndaj tjetrit. Mosbesimi financiar përfshin fshehjen e blerjeve midis bashkëshortëve, posedimin e kartave të fshehta të kreditit ose mbajtjen e një llogarie bankare sekrete. Shpesh, pabesitë financiare janë delikate dhe individi që e bën atë nuk e kupton se po bën diçka të gabuar. Sipas një analize të kryer nga një firmë Ligjore, e specializuar në të drejtën familjare, përqindja e bashkëshortëve që fshehin para nga partneri i tyre, gënjejnë për pagën e tyre ose bëjnë blerje fshehurazi apo kanë një llogari rrjedhëse klandestine të panjohur nga bashkëshorti i tyre është 60 %, një fenomen në rritje me pasoja potencialisht fatale për një marrëdhënie në çift.

Në fakt, numri i çifteve që divorcohen ose ndahen për shkak të një 'pabesie financiare të partnerit' po rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Interesante është se gjysma e njerëzve që tradhtojnë (52%) e konsiderojnë tradhtinë financiare si të keqe ose edhe më të keqe se pabesia seksuale.

*Artikulli i Roba Da Donne u përshtat në shqip nga Tiranapost.al