Stil jete

60 pyetje për t`ia bërë atij ose asaj!

60 pyetje për t`ia bërë atij ose asaj!

Nëse thjesht po del me të

Cilat janë disa nga ëndrrat e tua?

Në aspektin romantik, çfarë të ka tërhequr te njerëzit në të kaluarën?

Si e trajton parnerin kur marrëdhëniet nuk funksionojnë me?

Cili është takimi më i keq që ke pasur ndonjëherë dhe pse?

Sipas mendimit tënd, çfarë e bën një takim vërtet të mirë?

Çfarë ke mësuar nga një ndarje e dhimbshme?

Kush ka qenë dashuria jote e parë e vërtetë?

Cili është përkufizimi yt për një marrëdhënie të mirë?

Kush është shoku më i vjetër që ke dhe çfarë te pëlqen tek ai?

Cila është një aftësi që do të dëshiroje ta kishe, por s`e ke?

Çfarë të pëlqen më shumë tek jeta që ke tani?

A ka ndonjë gjë në jetën tënde që shpreson ta ndryshosh në muajt apo vitet e ardhshme?

Kur e keni lidhjen të zyrtarizuar

Cila ishte përshtypja e parë që ke pasur për mua dhe çfarë mendon tani?

Ku bashkohemi më shumë ne të dy?

A ka ndonjë gjë që të ka befasuar tek mua?

Çfarë të acaron më shumë tek mua?

A i ngjan lidhja jonë ndonjë lidhje që ke pasur më përpara?

Çfarë është diçka për të cilën je vërtet krenar?

Nëse nuk do të duhej të punoje për të jetuar, si do ta kaloje kohën?

Cili ka qenë vendimi më i vështirë që ke marrë vitet e fundit?

Si ka qenë thyerja e parë e zemrës?

Cila është gjuha jote e dashurisë?

Çfarë kufijsh ke me familjen dhe miqtë?

Kur do filloni të jetoni bashkë

Cilat janë disa gjëra që vërtet dëshiron të bëjmë bashkë?

Pse je kaq i emocionuar që do jetojmë bashkë?

A ka ndonjë detyrë që mendon se do jetë bukur ta bëjmë bashkë kur të jetojmë në një shtëpi?

A ke ndonjë frikë për këtë hap?

Sa shpesh do të të duhet kohë për veten?

Sa qejf ke të zgjedhësh mobiliet?

I do mysafirët?

Kush mund të vijë në shtëpinë tonë fare pa lajmëruar më parë?

A do dalim bashkë jashtë shtëpisë si tani, në takime të dedikuara?

A ka ndonjë punë shtëpie që e urren?

Si do ta përkufizoje shtëpinë?

Çfarë mund të bëjmë për ta bërë vendin tonë të ri të të duket si shtëpia jote?

Si do ta kuptojmë se marrëdhënia jonë po funksionon?

Kur të jeni gati për t`u martuar

Para se të takoheshim, cilat ishin mendimet e tua për martesën?

Si do ta mbajmë marrëdhënien tonë të fortë?

Për çfarë emocionohesh kur bëhet fjalë për të ardhmen tonë?

Cilat janë disa nga kujtimet e tua të preferuara që kemi krijuar bashkë?

Kur ishte momenti që e kuptove se doje të martoheshe me mua?

Cilat janë mendimet e tua për fëmijët?

Cilat gjëra ke mësuar nga prindërit për familjen?

Çfarë të bën të ndihesh më i sigurt dhe i dashur?

A ka ndonjë temë që të bën të ndihesh ende i stresuar?

Si do të ndryshojë jeta jonë seksuale pasi të martohemi?

Si do t'i kalojmë festat e rëndësishme?

Nëse jeni të martuar

Si kanë ndryshuar ëndrrat e tua që kur u takuam për herë të parë?

A ka ndonjë gjë kam bërë së fundmi që të ka mërzitur?

A ka ndonjë gjë që kam bërë kohët e fundit që të ka bërë të ndihesh i dashuruar?

A kam ndonjë zakon financiar që të shqetëson?

Si e sheh ndryshimin e marrëdhënies sonë në pesë, 10 apo edhe 20 vitet e ardhshme?

Cilat mendon se do të ishin pikat e mia të forta apo të dobëta si prind?

Kur bëhet fjalë për prindërimin, ç`mendon për disiplinën?

Cilat janë vlerat më të rëndësishme që dëshiron të rrënjosësh tek një fëmijë?

A ka ndonjë gjë që mund të bëj për të komunikuar më mirë kur kemi një konflikt?

Cila është gjëja më e vështirë që kemi kaluar së bashku?

A mendon që konfliktet e kanë forcuar marrëdhënien tonë?

Kur kalojmë kohë të vështira në çift, cilat ndjenja apo kujtime të zbutin?