Stil jete

7 filma dokumentarë në Netflix për ty që ke shpirt detektivi

7 filma dokumentarë në Netflix për ty që ke shpirt detektivi

Për ty që je shtrirë në divan dhe po ankohesh se s`ke si të shtysh kohën. Për ty që vdes ta lexosh mendjen e xhaxhi regjisorit në çdo film e ta zbulosh para kohe ç`ka ndodhur. Për ty që ke ëndërruar gjithë jetën të bëheshe detektiv dhe që mendon se do e kishe bërë shumë mirë këtë punë, hap Netflix-in dhe shiko filmat dokumentarë të bazuara në histori krimesh të vërteta.

Confession Tapes

Në të janë histori njerëzish që rrëfejnë një krim që s`e kanë kryer, por përse mund ta bëjë dikush këtë gjë?

The Disappearance of Madeleine McCann

Historia e Madeleine 3 vjeçe u rrëmbye nga shtrati i saj në një vendpushim në Portugali, ndërkohë që prindërit darkonin me miqtë 200 metra më larg. Ç`ndodhi me të?

The Devil Next Door

Si do ndiheshit nëse do mësonin se fqinji juaj i moshuar është një nga rojet e kampeve të tmerrshëm nazist?

The Keepers

Vrasja e pazgjidhur e Motrës Cathy Cesnik, murgeshë dhe mësuese në një shkollë të mesme në Baltimore. Ajo dyshoi se prifti i shkollës po abuzonte seksualisht me studentët. Është një histori me të vërtetë e egër vrasjeje, mbulimesh nga policia dhe abuzim me fjalët e studentëve.

The Confession Killer

Henry Lee Lucas, një nga vrasësit serialë më të famshëm në botë, rrëfeu për vrasjen e qindra njerëzve gjatë një periudhe 20-vjeçare.

The Innocent Man

Në 1982-shin një grua e re u gjet e vrarë në Oklahoma dhe dy vjet më vonë një tjetër grua u zhduk në rrethana të ngjashme.

When they see us

Pesë adoleshentë me ngjyrë u dënuan gabimisht për dhunimin e një gruaje të bardhë në Central Park në vitet '80 dhe më pas bënë 6 deri në 15 vjet burg. Grupi më vonë do të padiste shtetin e Nju Jorkut për diskriminim racor.

*Burimi Cosmopolitan