Bukuria

Nëse ke probleme me aknet, atëherë je duke bërë këto 7 gabime

Nëse ke probleme me aknet, atëherë je duke bërë

Disa faktorë befasues si larja e dhëmbëve dhe larja e fytyrës në të njëjtën kohë mund të rrisin rrezikun për akne në fytyrë.

“Bright Side” ka bërë disa hulumtime për të zbuluar se cilat gabime të kujdesit për lëkurën mund të sabotojnë përpjekjet tuaja për një lëkurë të shëndetshme dhe të pastër.

1. Përdorimi i pecetave

Edhe pse vetë pecetat nuk kanë gjasa të shkaktojnë shpërthime të akneve, ato mund të lënë pas papastërti dhe mbetje që mund të acarojnë fytyrën. Pecetat përmbajnë alkool, aromë dhe përbërës të tjerë që mund të thajnë lëkurën. Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, ka mundësi që fërkimi ta irritojë atë dhe të shkaktojë ënjtje e inflamacion që mund të bllokojnë poret tuaja.

2. Përdorimi i kremit të gabuar të diellit

Është e rëndësishme të mbroni lëkurën tuaj nga dielli, por disa lloj kremrash mund të shkaktojnë zhvillimin e akneve në fytyrë.

Disa formula kremrash kundër diellit me bazë vaji mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë acarime. Mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën tuaj është të zgjidhni një krem ??hidratues gjatë ditës që përmban një SPF me spektër të gjerë dhe ta aplikoni gjithmonë në lëkurë të pastër.

3. Mos pastrimi i syzeve

Nëse keni puçrra rreth zonës ku mbani syzet, ka shumë të ngjarë se po harroni të pastroni kornizat e syzeve. Mjekët rekomandojnë pastrimin e kornizave të syzeve të paktën një herë në ditë.

4. Larja e fytyrës shumë se ç’duhet

Pastrimi i lëkurës tuaj është një hap thelbësor në luftën dhe parandalimin e puçrrave, por larja e tepërt mund të bëjë pikërisht të kundërtën. Dermatologët besojnë se pastrimi më shumë se ç’duhet i lëkurës mund të prishë ekuilibrin.

5. Përdorimi i shpeshtë i produkteve të flokëve

Disa produkte të kujdesit për flokët që ju ndihmojnë në zbutjen e flokëve mund t'ju shkaktojë akne. Shampot, balsamet dhe produktet e stilimit mund të shkaktojnë lloje të ndryshme aknesh në zonën ku prekin flokët, ndaj duhet të tregoni kujdes.

6. Larja e fytyrës në dush

Zakonisht, kur bëjmë dush përdorim ujë të nxehtë, i cili është shumë irritues për lëkurën e fytyrës.Gjithashtu uji i nxehtë mund të shpërndajë dhe lajë vajrat natyralë në lëkurë duke e lënë atë të thatë dhe të irrituar.

7. Mospastrimi pas një stërvitje

Të mos bërit dush pas palestre mund t'ju shkaktojë akne. Bakteret në lëkurën tuaj nga djersitja mund të bllokojnë poret dhe të çojnë në acarim të fyryrës. Dermatologët rekomandojnë të bëni dush menjëherë pas stërvitjes për të hequr djersën, vajin dhe papastërtitë që mund të jenë grumbulluar.