Stil jete

7 shenja që tregojnë se partneri nuk po përkujdeset, por po ju kontrollon

7 shenja që tregojnë se partneri nuk po përkujdeset, por po ju

Shumë herë partnerët fshihen pas përkujdesit dhe të mbikontrollojnë. Që të mos biesh pre e një marrëdhënieje të tillë, hidhi një sy të gjitha shenjave që tregojnë se ke ngecur në një lidhje ku ai ose ajo po të kontrollon.

Kompromiset bëhen të njëanshme.

Ai të thotë se mund të kthehet vonë në shtëpi, por ti jo. Ti jo, sepse ti je grua dhe mund të të ndodhë diçka e keqe.

Kur ai i thyen rregullat që keni vendosur të dy, por ti jo.

Diçka ka ndryshuar, ai nuk i respekton më, por ti duhet të vazhdosh t`i respektosh.

Ti je duke ecur mbi vezë, që ai të mos shqetësohet

Nëse ai të ka bindur që ka gjithmonë të drejtë, që s`duhet t`ia prishësh terezinë, edhe ti jeton me sikletën se po e mërzit dhe bezdis nga momenti në moment, ke rënë në grackë.

Ai ju bën të bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë 'për të mirën tuaj'.

Për shembull, nëse partneri juaj dëshiron që ju të hani më shumë fruta dhe perime ose t'ju motivojë për t`u ushtruar në mënyrë që të përmirësoni sjelljen tuaj dhe të lehtësoni dhimbjen e shpinës, po kujdeset për mirëqenien tuaj. Por nëse partneri juaj ju bën të hani ushqim të shëndetshëm dhe të ushtroheni edhe nëse ju nuk doni dhe ndiheni mirë ashtu si jeni, atëherë nuk po mendon për ty.

Gjërat që ndani me të fillojnë të shkelin kufijtë tuaj personal.

Është krejtësisht e natyrshme që të kesh kufij në bisedat me të. Kështu që nëse të bën presion për t`i shkelur kufijtë dhe të thotë: Më trego, më thuaj, më trego, nuk ta do të mirën dhe po të manipulon.

Po ju pengon të ecni para me justifikimin: Do lodhesh, do zhgënjehesh

Nëse ti dëshiron të bësh diçka, të konkurosh diku, të hysh në një shkollëm kurs, dhe ai të thotë do lodhesh, do mërzitesh, pra e shet sikur po mendon për ty, në fakt nuk po mendon fare për ty, por për veten. Ose se do të të gjejë në shtëpi kur vjen nga puna e të ketë drekën gati, ose se nuk do të shpenzoni, apo, apo që ti të zësh miq të rinj.

Ndërhyn në marrëdhëniet e tua me miqtë dhe familjen

Përpiqet t`jua shajë e t`ju mërzisë me të gjithë në mënyrë që të fitojë territor, me pak fjalë që të të mbetet vetëm ai në këtë botë.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al