Stil jete

7 shenjat që tregojnë se të është bërë maska për të ndërruar

7 shenjat që tregojnë se të është bërë maska

Sa herë e ndërron maskën ti? Përdor ato kirurgjikalet apo shumëpërdorimshet? Lexo ca rregulla nëse nuk e di ende se kur vjen momenti për ta ndryshuar.

Shiko rripat

Janë zgjeruar, janë varur? Hidhe maskën.

Maska s`të rri më fiks si më parë. Nuk ta mbulon mirë gojën, hundën jo e jo. Nëse pjesë e fortë tek hunda gjithashtu nuk përshtatet më sipas hundës, hidhe.

Ka fije të dala ose të çara. Ç`kuptim ka të mbash një maskë nga e cila mund të depërtojë grimca e virusit kur të dojë?

Maska është bërë pis. Nga buzëkuqi, kafeja, nga çfarëdo qoftë, atëherë hidhe. Nëse është me njolla do të thotë që kushedi sa e ke përdorur.

Pëlhura është holluar. Nëse është maskë nga ato që lahen dhe copa hollohet nga larja do të thotë që e ke përdorur më shumë kohë seç duhet.

Kur nuk e ke larë sipar udhëzimeve. Jo të gjitha maskat kanë të njëjtën përbërje, secila ka kohën e vete të larjes, temperaturës dhe detergjentit. Lexo specifikat e produktit. Nëse vendos t`i lash në lavatriçe, sigurohu t`i futësh në ndonjë rrjetë më parë, që të parandalosh grisjen e tyre.

Nëse e ke larë më shumë se 30 herë. Do të thotë që e ke përdorur 30 herë, hidhe!

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al