Stil jete

77% e grave marrin në valixhe dyfishin e gjërave që u duhen gjatë pushimeve

77% e grave marrin në valixhe dyfishin e gjërave që u duhen

I bëre valixhet? Çfarë more me vete?

Sipas një sondazhi të kryer nga një agjenci turistike e cila intervistoi 2000 udhëtare gra, 77% e tyre paketojë rreth dy herë më shumë gjëra se sa përdorin me të vërtetë gjatë pushimeve.

Kjo sepse duke marrë të gjithë gardërobën me vete (ose pothuajse) bëhet një mënyrë për të qetësuar ankthin e të qenit larg nga shtëpia dhe frikën se mos keni mungesa.

"Po sikur të jetë ftohtë?", "Po sikur të jetë vapë?", "Po sikur të bëhem pis?", "Po e Marr edhe këtë për çdo rast".

Mendja e grave duket se llogarit të gjitha mundësitë dhe situatat në të cilat mund të gjendet (madje edhe ato të pamundurat) e ajo dëshiron të jetë gati.

72% e grave e teprojnë me aksesorët.

65% nuk mund ta mbyllin valixhen (ose ulen mbi të që ta detyrojnë të mbyllet).

42% vendosin të blejnë diçka në qytetin e destinacionit. Pra, "varja se do bëj shopping atje).

Po ti çfarë udhëtareje je? Në cilën pikë e tepron?