Stil jete

8 arsye pse një dozë frike ju bën të gjithëve mirë

8 arsye pse një dozë frike ju bën të gjithëve mirë

Frika të ndihmon të biesh në peshë

Trupi harxhon më shumë kalori teksa ndjen frikë dhe kjo është provuar shkencërisht.

Frika forcon sistemin imunitar

Në disa hulumtime të kryera nga Universiteti Coventry në Mbretërinë e Bashkuar, pjesëmarrësit panë diçka të frikshme. Pastaj studiuesit morën mostra gjaku nga këta njerëz. Rezultatet treguan se një ndjenjë frike bëri që qelizat e tyre të bardha të gjakut të aktivizohen. Këto janë lloji i qelizave që ju ndihmojnë të luftoni sëmundjet dhe të përmirësoni trupin. Sa më shumë qeliza të bardha të gjakut, aq më i fortë është sistemi imunitar.

Frika të jep një ndjesi force dhe motivimi

Adrenalina nuk çlirohet vetëm kur ndiheni të frikësuar, por edhe kur ndjeni frikë. Serotonina gjithashtu lëshohet nga kënaqësia e madhe dhe frika e madhe dhe kjo frikë jep energji përmes këtyre hormoneve.

Frika ju lidh me njerëzit e tjerë

Kur ndiheni të frikësuar, lirohet oksitocina, një hormon që ju ndihmon të ndërtoni marrëdhënie me ata që ju rrethojnë. Të gjithë kemi instinktin e mbijetesës dhe kjo na shtyn të çiftëzohemi me njerëzit e tjerë në mënyrë që të kapërcejmë rrezikun. Një shembull i përsosur i kësaj është kur njerëzit grumbullohen së bashku në divan teksa shikojnë një film të frikshëm.

Të bën më të përqendruar

Të mendosh për të ardhmen ose diçka të panjohur mund të jetë e mjaftueshme për të të trembur. Nëse ndiheni pak të shqetësuar për këtë jeni duke i bërë mirë vetes.

Të mëson të dalësh shpejt nga situata

Kur kalojmë nëpër një rrugë të ndriçuar dobët natën ose dëgjojmë hapa prapa nesh, nuk humbasim shumë kohë duke menduar për veprimet tona të ardhshme: ne fillojmë të ecim më shpejt dhe të përpiqemi të arrijmë më shpejt në destinacionin tonë të sigurt. Frika e detyron trurin të reagojë menjëherë dhe të gjejë një zgjidhje në vend që të kalojë kohë duke hyrë në një analizë të hollësishme të një situate.

Frika na ndihmon të bëjnë ndryshime të rëndësishme

Kur një mjek na sugjeron një dietë strikte ushqimore dhe kemi frikë prej pasojave të sëmundjes, kujdesemi dhe jetojmë më gjatë.Frika të ndihmon të arrish gjëra që as do e kishe menduar se mund t`i arrije

Kur dikush ka frikë se mund të zëvendësohet nga momenti në moment në punë ose lidhjen intime e përmirëson veten dhe kjo e bën me jetëgjatë në marrëdhënie të ndryshme.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al