Stil jete

8 foshnje vdiqën nga mbytja. 3.3 milionë dyshekë ‘Boppy’ tërhiqen nga tregu

8 foshnje vdiqën nga mbytja. 3.3 milionë dyshekë

Kompania “Boppy” po tërheq nga tregu 3.3 milionë dyshekë të krijuar për të sapolindurit. Dysheku ka për qëllim të jetë i rehatshëm bebet, por në fakt 8 foshnje kanë gjetur vdekjen gjatë incidenteteve me të. Komisioni për Sigurinë e Produkteve të Konsumit e lidh përdorimin e këtij dysheku me vdekjen e 8 foshnjeve mes dhjetorin të 2015-ës deri në qershor të 2020-ës.

8 foshnje vdiqën nga mbytja. 3.3 milionë dyshekë

Tërheqja po bëhet për të gjitha modelet e prodhuara nga kompania dhe janë mbi 3.3 milionë në treg.

“Foshnjat janë mbytur pasi janë gjetur përmbysë në të”, sqaron Komisioni për Sigurinë e Produkteve të Konsumit duke shtuar se nuk ia vlen të lihet më në treg.

Kurse vetë kompania sqaron se askush nuk i ka siguruar prindërit që ta lënë fëmijën vetëm në këtë dyshek, pa mbikëqyrje.

Produkti popullor shitej në SHBA, Kanada dhe online që prej vitit 2004 deri të mërkurën e kësaj jave.

Njëherësh këshillohen të gjithë ata që e kanë një të tillë në shtëpi, të mos e përdorin më dhe të kontaktojnë me kompaninë për rimbursim.