Stil jete

8 gabimet që bën me flokët pa e kuptuar

8 gabimet që bën me flokët pa e kuptuar

Kush nuk dëshiron flokë më shkëlqim në 365 ditë të vit? Nuk është diçka e pamundur, vetëm se duhet të dish e pranosh gabimet që bën. Më pas t`i korrigjosh.

Shumica e vajzave bën 4 nga këto 8 gabime.

Nuk i lan në temperaturën e duhur

Nëse ke ftohtë në dimër dhe i lan me ujë të nxehtë, po bën gabim. Uji i nxehtë djeg lëkurën e kokës dhe dëmton fijet gjithashtu. As ai i ftohti nuk i jep shkëlqim e nuk i lan sa duhet. Ndaj duhet të

Nuk i bën masazh kokës

3 minuta masazh gjatë larjes është i nevojshëm. Sidomos nëse vuan nga zbokthi. Jo vetëm të lehtëson nga ndonjë dhimbje e zakonshme koke, por largon edhe qelizat e vdekura. Vetëm kujdes mos ushtroni shumë presion. Ose kujdes se nuk e gërvisht lëkurën.

E tepron me xhelin dhe produktet kozmetike

Kujdes me xhelin, shkumën dhe gjithçka që i hedh sipër për t`i dhënë formën që do.

Nuk i pret shpesh majat

Mbajtja e tyre vetëm sa merr ushqimin e nevojshëm për pjesën tjetër të flokut. Majat e djegura duhen hequr shpesh. Mos e shty sot për nesër.

Fle me flokë të njomë

Fijet e njoma kanë tendencën të këputen gjatë gjumit, ndaj kujdes. Thaji dhe pastaj fli.

Larja e shpeshtë e flokëve

Mos e tepro me larjen dhe kujdes me krëhërin që zgjedh.

Nuk i shpëlan mirë nga shampoja

Kujtoji rëndësinë e duhur edhe shpëlarjes, jo vetëm larjes.

Nuk e lan me shampon përshtatur flokut tënd

E gjithë familja s`mund të ketë një shampo flokësh. Secili kërkon atë që i përshtatet, për zbokth, yndyrë, shkëlqim, ndaj ka disa lloje.

*Burimi Cosmopolitan