Stil jete

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

Do habitesh, por disa nga produktet femërore janë krijuar enkas për burra.

Pecetat për ciklin menstrual

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

U krijuan nga Benjamin Franklin. Në fillim përdoreshin nga ushtarët për të ndaluar gjakderdhjen. Pastaj ishin infermieret ato që nisën t`i përdornin për herë të parë për ciklin menstrual.

Takat

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

Historia e takave të larta mund të gjurmohet që nga Persia e shekullit të pesëmbëdhjetë. Më vonë, emigrantët persë i sollën takat e larta në Evropë dhe aristokratët meshkuj i veshën ato për t`u dukur më në modë dhe më të gjatë.

Joga

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

Joga besohet se i ka rrënjët në Brahmins, ku burrat i përkisnin sistemit kastor indian. Ata njiheshin si 'njerëz të ditur'. Pastaj joga u soll në perëndim nga këta burra dhe ngadalë u bë e popullarizuar në mesin e grave.

Crop top

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

Bluzet me barkun jashtë janë një veshje shumë e popullarizuar në mesin e grave në ditët e sotme. Përkundër kësaj, ato u krijuan fillimisht nga burrat, për burrat, si pjesë e modës së burrave për vite para se gratë të fillonin t'i vishnin ato.

Tangat

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

Në fillim janë përdorur nga burrat, deri në shekullin e 19-të.

çanta

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

Qëllimi fillestar i një çante ishte të shërbente si një qese e vogël për të mbajtur para. Çanta të tilla të dorës ishin të njohura në mesin e burrave për shkak të funksionalitetit të tyre. Me kalimin e kohës, gratë filluan t'i mbajnë gjithmonë e më shumë me vete.

Getat

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

Fillimisht, getat visheshin nga burrat dhe quheshin 'çorape'. Burrat evropianë i mbanin ato kur hipnin në kalë.

Dyqani i Victoria’s Secret

8 gjëra femërore që në fillim u krijuan për meshkujt

Një djalë i quajtur Raymond dikur u ndje i pakëndshëm ndërsa blinte disa të brendshme për gruan e tij. Ky udhëtim e frymëzoi atë për të krijuar një vend ku burrat do të ndiheshin të relaksuar ndërsa blinin të brendshme femrash. Pra, objektivi i parë i dyqanit ishin burrat.