Stil jete

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për martesë

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për

Ato nuk pritën një darkë romantike, qirinj, një ulje në gjunjë dhe unazën para syve. Ato e morën vetëm drejtimin në dorë dhe i propozuan të dashurve të tyre. Disa janë ende bashkë, të tjera jo. Po historitë e tyre janë gjithsesi interesante.

Pink dhe Carey Hart

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për

Pink ishte në fakt ajo që i propozoi burrit të saj të ardhshëm Carey Hart në 2005-ën. Gjatë kampionatit të motocross, ajo shkroi në një dërrasë, 'A do të martohesh me mua?' Hart nuk u përgjigj dhe vazhdoi të ngiste makinën. Më pas këngëtarja nxori një tabelë tjetër ku shkruhej “E kam seriozisht”.

Carey u nis drejt saj për t`i thënë Po.

Kristen Bell dhe Dax Shepard

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për

Mënyra se si Kristen Bell i propozoi Dax Shepard ishte romantike, kreative dhe shumë moderne. Ajo i shkroi në Twitter: “@daxshepard1 do të martohesh me mua?”

Përgjigja e tij ishte absolutisht pozitive.

Jodie Turner-Smith dhe Joshua Jackson

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për

Gjatë një interviste me Jimmy Fallon, Joshua Jackson foli për mënyrën sesi kishte vendosur të martohej me Jodie Turner-Smith. Fallon e pyeti: 'A e ke ditur gjithmonë se do të martoheshe?' Jackson e befasoi intervistuesin me përgjigjen e tij: “E kuptova në momentin që ajo më pyeti! Ajo më propozoi në natën e Vitit të Ri. Ishim në Nikaragua, vend romantik, po ecnim në plazh dhe ajo më kërkoi të martohesha me të.”

Britney Spears dhe Kevin Federline

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për

Propozimi u bë nga Britney në 2004-ën ndërsa ata po fluturonin nga Irlanda për në Nju Jork, 'Papritur thashë: “Po sikur të martohemi? Dhe e pyeta: A do të martohesh me mua?”

Kevin Federline u befasua shumë dhe në mënyrë impulsive tha jo, por më pas u mendua dhe pranoi.

Diane von Furstenberg dhe Barry Diller

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për

Dizajnerja e modës Diane von Furstenberg dhe Barry Diller ishin në një lidhje për një kohë të gjatë, por propozimi nuk po ndodhte. Pastaj ajo kishte një ide të mrekullueshme. “Një vit nuk dija çfarë t'i dhuroja për ditëlindjen e tij dhe e telefonova dhe i thashë: Nëse dëshiron, për ditëlindjen tënde do të martohem me ty”.

Një javë më vonë ata u martuan dhe Barry i dhuroi asaj 26 unaza martese, për 26 vitet që nuk kishin qenë të martuar.

Judy dhe Jerry Sheindlin

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për

Gjyqtarja e famshme Judy rrëfeu se ishte ajo që i propozoi Jerry-t. Zgjodhën Ditën e Flamurit si ditën e dasmës.

Jennifer Hudson dhe David Otunga

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për

5 muaj pas lidhjes me David Otunga,Jennifer Hudson i bëri një dhuratë të veçantë bashkëshortit të saj të ardhshëm. Jennifer organizoi një propozim në ditëlindjen e Otunga-s me një unazë fejese 5 karatëshe për të.

Elizabeth Taylor dhe Michael Wilding

8 gra të famshme që i propozuan vetë të dashurit për

Elizabeth Taylor pati 7 burra, por vetëm njërit i propozoi. Ishte aktori Michael Wilding. Më vonë ata patën 2 fëmijë, por u divorcuan.