8 sinjalet e rëndësishme që mund të japim përmes duarve

Sinjalet e dorës mund të jenë një mjet i fuqishëm komunikimi. Në fakt, studimet kanë treguar se gjestet tona mund të pasqyrojnë mendimet, mund të ndihmojnë njerëzit e tjerë të na kuptojnë më mirë dhe madje mund të zëvendësojnë nevojën për të folur.
Nëse nuk i di të gjitha, mësoji tani.
1. Sinjal për ndihmë
Nëse ndodh të jeni vetëm dhe keni nevojë për shpëtim, një gjest i thjeshtë me dorë mund t'ju kursejë pak kohë: tundni të dy krahët lart e poshtë. Në këtë mënyrë çdo helikopter ose aeroplan menjëherë do të kuptojë që keni nevojë për ndihmë. Nëse tundni vetëm një dorë, mund të ngatërrohet me një shenjë "përshëndetje".
2. Sinjal për dhunën në familje
Ndonjëherë nuk është e mundur të dërgoni një mesazh verbal se ndiheni të kërcënuar nga partneri juaj. Në këtë rast, Sinjali i Dhunës në Shtëpi është opsioni më i mirë. Thjesht mbani dorën lart me gishtin e madh të futur në pëllëmbë dhe më pas palosni gishtat poshtë. Këtë sinjal mund ta tregoni kur flisni me dikë ballë për ballë ose edhe në telefonatë.
3. Sinjal për të ndaluar
Sinjali i dorës për të ndaluar është i rëndësishëm kur jeni duke ngarë makinën ose biçikletën.
4. Sinjali i dorës për t'u kthyer
Kjo këshillë është gjithashtu për shoferët dhe ata që ngasin biçikleta. Mund të tregoni se po ndryshoni korsi ose po ktheheni.
5. Sinjali për të rënë dakord
Nëse po flisni me dikë online, sinjali i dorës “që re dakord” mund të jetë i dobishëm. Për të mos e ndërprerë atë që thotë tjetri, mjafton të bësh këtë lëvizje me dorë.
6. Sinjali në fjalime
Kur bëni një prezantim, lëvizja e duarve tuaja është po aq e rëndësishme sa ajo që po thoni. Për të krijuar besim menjëherë dhe për ta lehtësuar audiencën tuaj, hapni duart me pëllëmbët lart. Ky gjest zakonisht ka një efekt pozitiv tek njerëzit.
7. Sinjal për të ndihmuar dikë që nuk dëgjon
Kur shihni dikë në ankth dhe ndodh që të ketë edhe probleme me dëgjimin, mund të pyesni nëse personi ka nevojë për diçka duke bërë shenjën për "ndihmë" si në foto.
8. Sinjal në një intervistë pune
Ne duhet ta paraqesim veten tonë sa më mirë në një intervistë pune dhe kjo mund të jetë shumë stresuese. Pozioni që tregon siguri është ky.