Stil jete

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Për të ironizuar, për të tallur dhe për të flirtuar. E dije që ekzistojnë 9 lloje buzëqeshjesh?

Qeniet njerëzore mund ta dallojnë një buzëqeshje nga më shumë se 300 metra largësi (pothuajse sa gjatësia e një fushe futbolli). Por aq sa të dallueshme, janë edhe aq të vështira për t`u deshifruar. Ato mund të përdoren për të shprehur, fshehur, apo edhe maskuar ndjenjat.

Nëse buzëqeshja e dikujt ju mahnit ose ju vë në mendime, mos kërkoni më tej. Ky artikull i Bright Side do t'ju ndihmojë të njihni dhe kuptoni motivin themelor që qëndron pas llojeve më të njohura të buzëqeshjeve që u identifikuan bazuar në hulumtimet e kryera nga neurologu Duchenne de Boulogne.

Buzëqeshja me buzë të mbyllura

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Buzëqeshja e preferuar e politikanëve, tregon se personi di diçka me rëndësi për ju, por nuk ka plane për ta treguar sekretin. Ju mund ta shihni buzëqeshjen, por buzët e mbyllura nuk do t`i zbulojnë kurrë dhëmbët.

Buzëqeshja e përdredhur

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Kur dikush çuditet, njëra anë e buzëve të tyre anon lart, duke nënkuptuar që e ardhmja ka diçka të mirë për ju, ndërsa ana tjetër anon poshtë, që do të thotë se jo gjithçka është mirë.

Buzëqeshja e sforcuar

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Ka ditë kur nuk jeni në gjendje të buzëqeshni dhe megjithatë situata kërkon që ju të shfaqni një fytyrë të qeshur. Ose dikush bën një shaka jo shumë argëtuese dhe pret qeshjen tënde, të paktën një buzëqeshje. Ndërsa buzët tuaja përpiqen të duken të lumtura dhe të qeshura, sytë e tradhtojnë atë.

Buzëqeshja e mirëfilltë

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Buzëqeshja vesh më vesh. Shfaq lumturinë. Kjo buzëqeshje është gjithashtu ngjitëse, i bën të lumtur edhe të tjetër përreth.

Përqeshja

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Kjo është buzëqeshja e narcistëve. Tregon disi mendjemadhësi e përbuzje për të tjerët. Kushdo që do të hasë këtë buzëqeshje menjëherë do ta ndiejë negativitetin.

Buzëqeshja e vetëkënaqur

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Me buzët të ngjitura fort, dhe njërën anë pak më të ngritur se tjetra, kjo është një buzëqeshje shumë komplekse për t’u deshifruar. Në varësi të situatës dhe personit mund të jetë një shenjë arrogance ose kënaqësie. Mund të përdoret gjithashtu në mënyrë flirtuese në një mënyrë shumë efektive.

Buzëqeshje me gojën hapur

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Gojahapur për të buzëqesheshur mund të jetë e shkëlqyer për fotografi dhe selfie, por mund të mos duket aq mirë nëse përdoret si teknika e preferuar e buzëqeshjes. Por nuk mund të mohohet që kjo buzëqeshje rrezaton lumturi.

Buzëqeshja flirtuese

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Kjo buzëqeshje - edhe pse shumë e ngjashme me buzëqeshjen e vetëkënaqur, me ndryshimin që buzët mund të kafshohen, është shumë joshëse. Tepër misterioze, seksi dhe tërheqëse. Gjithashtu, kjo e bën personin të duket më tërheqës.

Buzëqeshja e Pan Am

9 llojet e buzëqeshjes dhe kuptimi i tyre. Po ti cilën ke?

Kjo është buzëqeshja më “fake”dhe ndryshe quhet buzëqeshja e stjuardesave, prej nga ato e ka marrë edhe emrin. Ndërsa buzët hapen duke u përpjekur të buzëqeshin dhe shkëlqejnë dhëmbët, sytë mbeten pa shprehi dhe të ngurtë. Kjo buzëqeshje nuk sjell asnjë emocion dhe tregon se buzëqeshja është thjesht e zakonshme.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al