Stil jete

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

Dorë e shndërruar në ‘Mouse’? Pajisje që përzien mbeturinat bio, këto janë vetëm disa nga shpikjet e 2021-shit që e përmirësuan botën gjatë këtij viti.

Gishti si mouse

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

E ardhmja ka mbërritur! Tani mund të ndiheni sikur jeni brenda një filmi fantastiko-shkencor me këtë mouse. Snowl është një pajisje në formë unaze që vendoset në gisht. Pa përdorur asgjë, vetëm me këtë pajisje, mund ta komandosh kompjuterin nga larg.

Lomi

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

I ka ardhur fundi ditëve kur mbeturinat bio shpërndanin aromën e keqe nëpër shtëpi. Tani mund t'i transformoni lehtësisht në vetëm 4 orë dhe t`i shndërroni në pleh organik për vazot me lule dhe kopshtin tuaj. Kjo pajisje miqësore ndaj mjedisit ka kursyer përdorimin e 48 milionë qeseve plastike.

SiB: Butoni i thjeshtë i lidhur me internetin për vetëm 5 dollarë

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

SiB është një buton i vogël, i lidhur me internetin. Pajisja mund të programohet të bëjë pothuajse çdo gjë: të krijojë një ekosistem sensorësh për të përmbushur nevojat e përditshme, për të ndezur pajisjet, për të komunikuar me ju përmes aplikacionit të mesazheve, për të dërguar mesazhe të menjëhershme dhe madje për të matur temperaturën.

Shower Power: Altoparlanti i dushit

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

Ky altoparlant i dushit është krijuar nga plastika oqeanike 100% e riciklueshme dhe i përshtatet çdo koke dushi. Është i papërshkueshëm nga uji. Mund të dëgjoni me lehtësi muzikë, audiolibra ose podkaste teksa laheni. Kur dushi është i ndezur, edhe altoparlanti është i ndezur.

SNOO

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

SNOO rrit cilësinë e gjumit të një fëmije me lëkundje të butë si një kujdestar fëmijësh 24/7. Ai ka një reagim të shpejtë dhe shpesh qetëson një fëmijë të mërzitur në më pak se një minutë.

Byzylyk dezinfektimi

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

SprayCare është një dezinfektues duarsh që e ke gjithmonë në dorë kudo që hyn e pas çdo gjëje që prek.

Vormor: Skanimi i tekstit dhe përkthyesi në kohë reale

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

Vormor është një pajisje përkthimi zanor për 112 gjuhë. Tani mund të përktheni lehtësisht një tekst të printuar ose dixhital dhe ta transformoni atë në audio. Funksionon edhe kur nuk ka internet.

KooKit: Mbaje telefonin tënd të freskët dhe të karikuar me valë njëherë e përgjithmonë

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

Nëse jeni të lodhur nga mbinxehja e telefonit prej karikimit, ja zgjidhja. KooKit është një ftohës telefoni dhe njëherësh karikues valësh i shkrirë në një produkt. Tani mund të shikoni video, të bëni telefonata me video për shumë më gjatë, edhe kur ndodheni diku ku nuk ka Wireless.

9 shpikje që ndryshuan botën në 2021-shin

PressDrain: Prerësja e flokëve për kullimin e vaskës

PressDrain është një filtër vaske që copëton flokët. Thjesht shtypeni atë dhe hidrauliket tuaja nuk do jenë më të bllokuara prej fijeve të flokëve.