Stil jete

A do të jetonit në një shtëpi-shpellë? Këta arkitektë besojnë se ne duhet

A do të jetonit në një shtëpi-shpellë? Këta

Shpellat, pavarësisht se janë shtëpitë tona më të vjetra, shpesh shihen si një zgjedhje radikale: në vitin 1958, kur revista Life vizitoi shtëpinë e piktorit dhe arkitektit nga Mexico City, Juan O'Gorman, e formuar nga një shpellë llave dhe e zbukuruar me printime kafshësh, gazetari e quajti atë ‘të çuditshme’.

Tani, shtëpia e O'Gorman, së bashku me shtëpitë e tre arkitektëve të tjerë meksikanë që kanë eksploruar dizajnin modern të shpellave, është ekspozuar në Noguchi Museum, Nju Jork. Ndërsa ekspozita nuk është një thirrje për të gjetur shpellën më të afërt për të jetuar banuar, ajo e paraqet shpellën si një burim frymëzimi për arkitektët, veçanërisht për mënyrën se si ne mendojmë për format e shtëpive tona.

A do të jetonit në një shtëpi-shpellë? Këta
Shtëpia shpellë e Juan O'Gorman u fotografua nga Life në 1958

Javier Senosiain, është ndoshta më i famshmi nga grupi me projektet e tij të gjalla, si ‘Casa Orgánica’, ku Senosiain dhe familja e tij banonin dikur, dhe ‘El Nido de Quetzalcoatl’ të cilën e përfundoi në 2007.

A do të jetonit në një shtëpi-shpellë? Këta
Casa Organica ishte shtëpia e familjes së Javier Senosiain

Senosiain krijoi modele të ndërlikuara dhe zhvilloi konceptet e paramenduara të Carlos Lazo, i cili vdiq i ri në një aksident avioni përpara se vizionet e tij të mund të realizoheshin plotësisht.

Secili arkitekt ka besuar se rindezja e marrëdhënieve me botën natyrore ishte çelësi për të jetuar mirë.

A do të jetonit në një shtëpi-shpellë? Këta

Ndonëse vizionet e arkitektëve ndryshojnë, ekspozita sugjeron se ata ranë dakord që arkitektura moderne ishte e dobët në dizajnin e saj.

‘Kutitë nuk na kanë bërë të lumtur... nuk është një mënyrë për t'u integruar mirë me mjedisin tonë’, tha Hart një kurator i lartë në muze. Pra, për Javier, qëllimi i tij është që ne duhet t'i kthehemi modeleve natyrale sa më shumë që të jetë e mundur.’

Një nga projektet më ambicioze të shpellave ishte "Cuevas Civilizadas (Shpella e Qytetëruar)" e pa-realizuar e Lazo-s, për të cilën ai synonte të gërmonte 110 shtëpi në një kodër në veriperëndim të Mexico City së bashku me partnerët e tij të projektit Augusto Pérez Palacios dhe Jorge Bravo. Ndërsa hapësirat u gdhendën dhe shtëpitë model përfunduan, kur vdiq Lazo projekti u shkatërrua.

A do të jetonit në një shtëpi-shpellë? Këta
Vizioni i Carlos Lazo për banesat publike të bazuara në shpella

Ndërsa qytetet lundruese dhe shtëpitë me pemë janë bërë zgjidhje të njohura dizajni, përqafimi i shtëpive të ngjashme me shpellat mund të na ndihmojë gjithashtu të planifikojmë për një të ardhme ku afrohet një krizë klimatike, shkruan CNN. Tashmë, ato janë bërë frymëzim për disa shtëpi të printuara 3D, si modeli i TECLA , forma e rrumbullakosur e të cilit lejon efikasitet më të madh të energjisë.

A do të jetonit në një shtëpi-shpellë? Këta

A do të jetonit në një shtëpi-shpellë? Këta