Stil jete

‘A do të martohesh me mua’. Surpriza romantike e një djali dogji gjithë shtëpinë

‘A do të martohesh me mua’. Surpriza romantike e një djali

“A do të martohesh me mua”. Një djalë romantik nga Anglia e shkroi propozimin e martesës me 100 qirinj për të dashurën e tij. 26-vjeçari Albert Ndreu shpenzoi dy javë për të planifikuar se si do t’i propozonte për martesë të fejuarës së tij Valerija Madevic.

Ai kishte vendosur t’i jepte unazën në një mënyrë të veçantë dhe ashtu bëri. Me 100 qirinj shkroi propozimin dhe 50 tullumbace i shpërndau dhoma.

Sapo hyri në shtëpi me të dashurën që e priste surpriza e madhe, u përballën me një surprizë aspak të këndshme. Shtëpia po merrte flakë. Ekipet e zjarrfikësve nxituan për në vendngjarje dhe e shuan zjarrin në kohë. Ata nuk u dëmtuan, por një pjesë e objekteve u dogjën.

“Valerija gjithmonë thotë se gjëja më e rëndësishme janë gjestet e vogla që bëhen përditë, por unë doja të bëja diçka të veçantë për propozimin. Nuk shkoi tamam siç mendova, por ajo tha po”, tregoi Albert për mediat britanike, që në fund shtoi se shpreson që historia e tij të shërbejë si një mësim për të tjerët.

*Burimi Huffington Post