Stil jete

A do të ndryshojë ora këtë të diel

A do të ndryshojë ora këtë të diel

Pas shumë debatesh, diskutimesh dhe argumentesh, ora do të ndryshojë edhe këtë vit. Disa mbrojnë idenë se ora do ndryshuar për të kursyer energjinë diellore, të tjerë mbrojnë tezën që sjell një çekuilibër tek njerëzit, tranzicion dhe ulje të produktivitetit.

Prej të dielës së 28 marsit, akrepat do të shkojnë një orë përpara.

Thënë ndryshe, do të flemë një orë më pak e do të zgjohemi një orë më shpejt. Kjo orë do të jetë e vlefshme deri të dielën e fundit të muajit tetor kur të ndryshojë sërish dhe të rivendoset ora dimërore.