Stil jete

A do t`i japë fund koronavirusi seksit në filma?

A do t`i japë fund koronavirusi seksit në filma?

Këtë javë kanë rinisur disa xhirime filmash në botë, por është e sigurt që me rikthimin në sheshxhirim diçka do të ndryshojë. Tani përveç sikletit që aktorët kishin në realizimin e skenave të nxehta do kenë edhe frikën e infektimit.

Regjisorët do mund t`i modifikonin skenat, t`i prisnin në momentin që aktorët afrohen, Shqipëria e ka pasur gjatë një periudhë të tillë, por a do të sillte kjo më pak fitime për kinematografinë?

Pastaj mund të flasim edhe për faktin se shumë njerëz nga skenat intime në filma kanë mësuar flirtin e më pas seksin. Ishin mënyra se si ne mësuam bashkëveprimin seksual, para se të vinte pornoja. Mënyra se si ne shikojmë çdo ditë se romanticizmi ekziston.

Po a do t`i japë fund koronavirusi, të paktën për disa vite, seksit në filma?

*Burimi Metro