"Mos humbisni asnjë sekondë" kështu e ka emrin ky instalacion që të ofron të hysh në tualet publik, të kryesh nevojat personale dhe të shikosh përmes xhamit reflektues gjithçka që ndodh jashtë. Sigurisht që ata jashtë nuk të shikojnë ty brenda.
Studio e Monica Bonvicinit që e ka krijuar, eksploron kufijtë mes privatësisë dhe soditjes.
Instalacioni ndodhet në Romë.
Përdoruesit brenda mund të shohin gjithçka që ndodh rreth tyre, edhe mund të komentojnë nga aty me humor ç'po ndodh jashtë, njësoj si në rastin e lundrimit në mediat sociale. Pikërisht këtu është frymëzuar edhe instalacioni, në dëshirën për të parë jetën e tjetrit.