Stil jete

A duhet të zbukurohet frigoriferi? Një blogere e bëri dhe ndjekësit u ndanë në dysh

A duhet të zbukurohet frigoriferi? Një blogere e bëri dhe

Lynzi Judish (blogere lifestyle) kishte dekoruar pothuajse çdo cep të shtëpisë së saj në Nju Jork. Gjithçka që kishte mbetur pa zbukuruar ishte pjesa e brendshme e frigoriferit të saj.

Kështu që Judish filloi të 'përgatiste frigoriferin' për ta dekor si çdo cepë të shtëpisë së saj, sikur të ishte një dhomë më shumë.

Zgjedhja e saj ka bërë xhiron të rrjetit në TikTok, me njerëz të dyzuar si gjithmonë në këto raste. Disa janë kënaqur, të tjerë janë tërbuar.

A duhet të zbukurohet frigoriferi? Një blogere e bëri dhe

Disa e shikojnë si një superide, të tjerë si një budallallëk.

Në frigoriferin e saj ajo futi buqetë me asparagus, enë qelqi, zbukurime qeramike, antike. Dhe tasat që mbajnë ushqimet e ndryshme janë dekor më vete.

A duhet të zbukurohet frigoriferi? Një blogere e bëri dhe

Kohët e fundit, ajo ka filluar t'i krijojë tematikat e frigoriferëve që ka nëpër shtëpi (se nuk ka një) në bazë të Bridgerton, meqë është fanse e serialit. Ka krijuar edhe një term madje duke e quajtur “Fridgerton”, pra një përzierje mes frigoriferit dhe Brigerton.

A duhet të zbukurohet frigoriferi? Një blogere e bëri dhe

Ajo e pranon se ideja e saj ka ndezur debate dhe thotë: Më duket se fare pa qëllim krijova karremin ku po kapen të gjithë.

Megjithatë ideja e saj është adaptuar dhe nga zonja të tjera, të cilat kanë ndarë pamjet nga frigoriferët e tyre.