A e dini se kushton 75 mijë dollarë të marrësh një yll në Walk of Fame? Ja procedurat
Të shikosh artistin tënd të preferuar të marrë një yll në bulevardin e famshëm, është gjithmonë kënaqësi, por si bëhet përzgjedhja?
Komiteti i përzgjedhjes merr rreth 200 aplikime çdo vit. Kategoritë janë: filma me kartona, televizion, radio, regjistrime, teatër dhe sport.
Çdokush mund të nominojë një të famshëm, edhe një fans. Për sa kohë ke një letër marrëveshjeje nga menaxheri i personazhit të famshëm, ke në dorë të ndikosh në yllin e radhës.
Aplikimi qëndron të databazë përreth dy vite dhe komiteti voton për 24-30 fatlumët e çdo viti.
Me t`u përzgjedhur, personazhi vip ka një periudhë dritare prej dy vitesh për të përgatitur ceremoninë.
Dhe të mos harrojmë atë 75 mijë dollarëshin. Kjo shumë mbulon krijimin e yllit me emër, vendosjen dhe mirëmbajtjen e Walk of Fame.
Nëse kalojnë dy vite nga nominimi dhe nuk është përzgjedhur ende, të preferuarit tuaj do t`i duhet t`i nisë procedurat nga e para.